Misioni i Krishtere Katolik qe ndryshoi ishujt Britanike

0

Shkruan Kostantin E Luçi

Ne kete mozaik, qe daton ne shekullin e 19, dhe qe ndodhet ne katedralen e Uestminister ne Angli, na paraqitet Shen Gregori i Madh dhe Shen Agustini i Kenterberit, ku ne pjesen e siperme shkruhet nje thenie e Shen Grigorit, pasi takoi nje djalosh anglez ne nje treg ne Rome, ku tote: Non Angli sed Angeli, si Christiani (Ata nuk jane angleze, por jane engjej, sikur te ishin te Krishtere) (Shen Bede-Historia e Kishes se Anglise dhe njerezve, faqe 99-100). Ne daten 3 Shtator te vitit 590, behet pape, Shen Gregori i Madh deri ne vitin 604, kohe kur do kalonte ne amshim.

Shen Gregori gjate periudhes te drejtimit te papatit, nga ana e tij, do arrinte te Ungjillizonte shume vende me ane te nje misioni qe njihet ne histori si: Misioni Gregorian. Misioni Gregorian, i cili u iniciua nga papa Shën Gregori ishte nje mision i cili kishte si qellim per te perhapur Ungjillin dhe ne ishujt Britanike. Ky mision i cili filloi ne vitin 596 vazhdoi deri ne vitin kur nderroi jete dhe misionari i fundit ne Britani ne vitin 653, kohe kur fjalet e Ungjillit kishin zene vend ne zemrat e Britanikeve, qe me pas ndikuan ne perhapjen e ketij misioni dhe ne vendet e tjera te Europes.

Ky mision ne fillimin e tij u drejtua nga Shen Agustini i Kenterberit dhe do te vazhdonte dhe jashte ishujve Britanike, ku ndermjet ketyre misionareve mund te permendim dhe Shen Bonifacin, apostullin midis Gjermaneve. Shen Agustini i Kenterberit, i njohur dhe si “Apostulli” i Anglise ishte nje murg i cili jetoi, pjesen me te madhe te jetes ne shek e 6. i derguar prej papes, Gregori i madh, ne krye te disa misionareve te Krishtere, misioni I tij ishte te kthente ne Krishterim, mbretin Ethelbert dhe banoret e mbreterise se tij. Vete mbreti, Ethelbert u kthye ne Krishterim dhe i lejoi misionaret me ne krye Shen Agustinin qe te predikonin lirshem ne mbreterine e tij, duke ju dhene dhe toke jashte mureve te keshtjelles, qe te ngrinin nje manastir.

Shen Agustini, do te ngrihej ne rangun e peshkopit, ku me pas do te kryente me mijera pagezime ku me I madhi ishte ai i pagezimit te mbi 10,000 personave ne diten e Krishtlindjeve, 25 Dhjetor 597. Pas misionit Gregorian ne shekujt 6 dhe 7, mision ne te cilin misionaret Katolike, filluan konvertimin e banoreve te ishujve Britanike, do vinte koha qe dhe vete ata (Britaniket) pas konvertimit te fillonin konvertimin e vendeve te tjera qe ende ishin ne erresire dhe nuk ishin prekur nga drita e fjaleve te Ungjillit.

Nje nga keta misionare ishte dhe Shen Bonifaci, i cili kreu konvertimin e Bavarezeve, Thuringianeve dhe Hesianve,ne menyre te tille qe i tere rajoni te behej i Krishtere. Misioni Gregorian, mbeti i rendesishem jo vetem per shkak se Shen Bede i nderuari shkroi per te, por per vete faktin,se tashme rruga per Ungjillizimin e ishujve Britanike kishte nisur te shkonte ne rrugen e duhur, duke krijuar nje lidhje te forte midis popullit dhe kishes.

Kisha e Anglise, edhe ne ditet e sotme e ka ruajtur strukturen e saj ‘Gregoriane’, bazuar ne dy provincat Kanterburi dhe Jork, deri ne ditet e sotme. Shen Gregori ishte nje murg, nje misionar, nje predikues dhe mbi te gjitha ai ishte nje udheheqes i njerezve ne kohera te veshtira. Historiania angleze, Ana Uilliams, tek libri i saj: Kingship and Government in Pre-Conquest England, c.500-1066, faqe 58, na thote se, ndikim te madh pati dhe kodifikimi qe perandori me origjine ilire Justinian i beri Ligjit Romak (534), ne Corpus Iuris Civilis, kodifikim i cili beri qe edhe mbreterit e tyre (Angleze) te shpallnin kodet e tyre.

Por, nder te tjera, ne kete mision, kodet e tjera qe u aplikuan,ishin dhe kode nga Dhjata e Vjeter, ku vete Ana Uilliams, na thote qe keto kode ne nje menyre ose ne nje tjeter i detyronin mbreterit qe te mos ishin vetem Mbreter ose dhe komandante lufte, por gjithashtu ata te ishin dhe ligjvenes te afte per te siguruar paqen dhe drejtesine ne mbreterine e tyre. (po aty, faqe 58).

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu