E thënë disa herë…

0
Shkruan Zef Ndreka
E thënë disa herë se PD-ja zyrtare ka filluar rënjen e lirë, e thënë disa herë se është ulur toni dhe zëri i kësaj partie në skenën e politikës shqiptare, e thënë se kjo parti e drejtuar nga Lulzim Basha nuk po bën opozitë, e thënë disa herë se Basha i ka lënë enkas hapsirën e mjaftueshme Berishës për tu faktorizuar si kreu i opozitës, e thënë disa herë se PD-ja zyrtare është akoma në gjumë, e thënë disa herë se Basha nuk përballet dhe nuk prin, e thënë disa herë se PD-ja zyrtare është në rënje të lirë, sidomos sapo është rikthyer Basha në krye të saj me një proces të trukuar, e thënë disa herë se sondazhet e rrjeshtojnë vetëm 4% si parti, e thënë disa herë se e ka mbyllur partinë demokratike në të kundërt të asaj që deklaron, e thënë disa herë se ka pengesa të pa deklaruara sepse asnjë shenjë bashkëpunimi nuk është dhënë nga aleatët, asnjë parti popullore europiane nuk e ka mbështetur apo përshëndetur, e thënë disa herë se është peng i Berishës dhe ndoshta edhe i Ramës, e thënë disa herë se nuk po ngjit në elektorat, Basha pret nga Amerikanët të marrë pushtet, siç e ka marre gratis përherë nga Sali Berisha.
PD-ja zyrtare, Kryesia e saj, Këshilli Kombëtar, Kolegji i kryetarëve, do je e ne gjendje sëpaku të gjykojnë: ku po shkon kjo parti?!
Ku të shpie Basha, i cili mund të humbasë edhe vulën zyrtare të PD-së?!
Ku të shpie Basha me veprimet berishiste në PD dhe në krijimin e kontrolluar të strukturave të saj?!
Ku të shpie Basha dhe PD-ja me atë sekretariat skandaloz organizimi të PD-së, me atë sekretariat servilash, përfundimisht me atë parti pa ide e aksione konkrete?!
Me frymën e shenjtë do ti sigurojë votat PD-ja e cila nga 61 degë, akoma nuk ka organizim qoftë edhe formal në 37 degë të Shqipërisë!
Për të mos e theksuar, se ne zhurmë rrethe si Korçë, Pogradec etj, nuk ka asnjë anëtarë!
Basha, po mban peng PD-në zyrtare. Po gënjen demokratët qëndrestarë dhe më shumë vetën.
Për të gjitha këto, do të ishte e arsyeshme nga anëtarët servil të tij, të bëheshin pyetje për tu sqaruar vetë në radhë të parë, pasi lënia në rënje të lirë e PD-së, do ta shkatërrojë plotësisht atë dhe pas zgjedhjeve dhe rezultatit skandaloz që do marrë, nuk i duhet më askujt…
Si përfundim, neres mblidhet Kryesia apolitike e PD-së zyrtare.
A do mundet dikush të diskutoje e të kërkojë shpjegime lidhur me:
– Mospërballjen publike në asnjë moment me kreun e Foltorës, në veçanti mos demaskimin publik të Berishizmit?!
– Qënien gjithmonë e më larg gravitetit të situatave dhe zhvillimeve politike me rëndësi jetike për të ardhmën e PD?! Duke lënë gjithçka të “rrjedhë” lento lento sikur të kishim 5 vjet akoma deri në zgjedhje etj!
– ⁠Mos sqarimi i demokratëve për mungesën totale të suportit të partnerëve ndërkombëtarë i trumbetuar me të madhe kur u grabit drejtimi i PD në shtator, suport që erdhi duke munguar maksimalisht nga Washingtoni (gjatë vizitave atje) deri tek vizita e Blinkenit në Tiranë e cila kulmoi mungesën e këtij suporti jetik për PD!
– ⁠Defaktorizimi i lidërshipit të PD-së nga dita e Kuvendit të shtatorit 2023
– ⁠Mediat, mungesa totale në shfaqjen publike të kryetarit në mediat kryesore në kontrast psh me Bejkon, Kullurin, Kadillin, etj.
Mbi 90% e gazetarëve, analistëve dhe opinionistëve janë hapur kundër mënyrave se si po drejtohet PD nga momenti kur u mor drejtimi i saj për here të katërt !
– ⁠Mos rritja e numrit. të anëtarësisë në bazë dhe thuajse ngrirja e riorganizimit të shumë degëve që janë thuajse inekzistente!
– ⁠Kandidatët për deputetë të deklaruar për tu shpallur brënda Marsit, a kanë per të dalëngadalë, nqs jo, përse?!
– ⁠Lenia në harresë e Këshillit Euroatlantik i ngritur në përkrahje të PD-së në momentin më delikat të mbijetesës së saj si forcë politike, etj.
A do të marrin përgjigje këto probleme serioze në PD?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu