Bashkimi për Fitore = Bashkë Fundosemi!

0

Shkruan Zef Ndreka

Intrigat brënda opozitës e konkretisht brënda PD-së nuk kanë fund.
Për të larguar vëmendjen nga humbja tjetër e Foltorës në Bashkinë e Rrogozhinës, ku rezultati i votimeve të dyta e thëlloi diferencën e votave nga 30 në 1700 vota, hidhet në treg mediatik një dokument ku disa deputetë të PD-së, por që ka kohë që notojnë në kënetën e Berishës, paskan firmosur që të ndërpritet proçesi i zgjedhjes së Kryetarit të PD-së.
Argumentet që pretendojnë firmëtarët, nuk kanë bazë ligjore, pasi Kryesia e PD-së e ka të drejtë statutore të thërras mbledhjen e Këshillit Kombëtar të partisë, ose kryetari i saj.
Në mungesë të kryetarit, kryesia e PD-së e zgjidhi konfirmim statutit dhe thirri në një takim në mjediset e Hotel Internazional në Tiranë mbledhjen e Këshillit Kombëtar, nga ku u zgjidhën me votim disa struktura të reja të PD-së dhe u miratua një Rezolutë.
Shumica e pjesëmarrësve që përbënin më shumë se 50% të këtij Këshilli, bashkë me një grup deputetësh, vendosën datën 29 Korrik, datën e referendumit të anëtarësisë per te votuar Kryetarin e ri të PD-së.
Askush nuk mund ta ndalë këtë proçes, as Berisha, as Noka, as Gazmend Bardhi me disa të tjerë deputet apolitik që qorrazi ju bashkuan non grat-ës, vetëm për interesa përsonale elektorale të vitit 2025.
Asnjë kauz nuk i justifikon humoristët, kërperatat, shoqatat G…, që paskan qënë më shumicë në përzgjedhjen e 25 prillit të 2021.
Humbja e re e Foltorës në zgjedhjet lokale, shpjegon sërish të njëjtën ligjësi kombëtare në votime kundër Berishës e Metës.
Këto të dy, do të vazhdojnë të “këndojnë” të njëjtën potpuri:
– Rregjimi i Ramës vodhi votat!
– Revolucioni rifillon në shtator!
– Lulzim Basha është shitur përsëri tek Rama!
– Sorosi angazhoi në favor të Ramës gjithë fisin sorosian në Gosë dhe katundet e Rrogozhinës si asnjëherë më parë!
E thënë shkurt dhe qartë, kjo marrëzi e
shkëputjes qëllimshëm nga realiteti politik, do të jetë deviza e pandalshme e kësaj pseudo opozite tragji-komike!
Nga sot, mund ta themi me zë të lartë se Bashkimi për Fitore = Bashkë Fundosemi!
Ndaj demokratët, qëndrestarët, simpatizantët duhen bashkuar fort rreth PD-së zyrtare, për të rrëzuar rregjimin e Ramës.
Sa më parë të bashkohemi, më shpejt bie Rama.
Loja politike dhe intrigat e Berishës po marrin fund.
Shqiptarët nuk do ta lejojnë statusquonë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu