Erion Veliaj zhduk parkimin publik në qendër të Tiranës, e merr “Fusha” për kullë (DOKUMENTA)

0

Pak ditë para zgjedhjeve lokale të 14 Majit 2023, Këshilli Bashkiak i Tiranës pranoi propozimin e kryebashkiakut Erion Veliaj për të shndërruar një parkim publik pranë qendrës së Tiranës në kullë shumë-katëshe.

Përfituesi i kësaj kulle është Shkëlqim Fusha, pronari i “Fusha” shpk., e njëjta kompani, për të cilën kryeministri Edi Rama dhe vartësi i tij, Erion Veliaj, bënë kurban kullën simbol të artit dhe kulturës shqiptare, Teatrin Kombëtar.

Kësaj radhe, “kurban” i Bashkisë së Tiranës është parkingu publik që gjendet tek ish-godina e Partisë Demokratike, përballë me qendrën tregtare “Toptani” dhe saktësisht pas truallit ku deri në 17 Maj 2020 gjendej Teatri Kombëtar.Boldnews.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu