Fotoja që u fshi/ Pas denigrimit që i bërë Rama, Begaj gjen ngushëllim tek Yuri Kim

0

Që Rama e zgjodhi Bajram Begajn si president për të plotësuar qëllimet e tij, kjo tashmë dihet nga të gjithë.

Por siç duket Ramës nuk i mjafton vetëm kaq por ka si për qëllim dhe ta verë në lojë.

Dhe këtë e tregoi më së mirë dhe fotoja të cilën Rama e publikoi ditën e djeshme para se ta fshij, ku Presidenti shfaqet i përkulur para tij.

Pas publikimit të fotos për të shmangur komentet negative kryeministri e fshiu menjëherë për ta zëvëndësuar me një tjetër.

Dhe për të rregulluar figurën e tij si President siç shihet i ka ardhë në ndihmë ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim.

Kjo e fundit ka ndarë një foto me Begajn në Twiiter, ky të dy shfaqen tek Liqeni I Tiranës.

“Gjithmonë është një nder të kaloj kohë me Presidentin Bajram Begaj, por sidomos për të ecur dhe biseduar së bashku në këtë ditë të bukur pranvere në Tiranë”, ka shkruar ambasadorja Kim krahas fotos.

 

Fotoja që u fshi/ Pasi denigrimit që i bërë Rama, Begaj gjen

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu