25.5 C
Tirana
E dielë, 14 Shtator 2025
Ballina Kryesore Borell jep lajmin e mirë: Brenda vitit çelen kapitujt e parë të...

Borell jep lajmin e mirë: Brenda vitit çelen kapitujt e parë të negociatave me Shqipërinë

0

Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit Europian, Josep Borrell shprehet se brenda pak javësh përfundon procesi screening dhe me siguri thotë se brenda këtij viti Shqipëria do të negociojë për kapitujt e parë me BE-në, që kanë lidhje me drejtësinë dhe sigurinë.

Për zhvillimet politike në vend nuk pranon të flasë, por sa i takon zgjedhjeve ai mendon se padyshim ato duhet të plotësojnë standardet për t’u certifikuar.

“Është e qartë se vendimi për hapjen e negociatave që u mor Korrikun e kaluar i ka dhënë një vrull dhe shtysë të re procesit të anëtarësimit. Tani është procesi i shqyrtimit, i cili përpiqet të identifikojë se cilat janë fushat specifike politike nga ku duhet të nisë puna.

Është çështje ditësh apo javësh, shumë shpejt, kur ky proces shqyrtimi do të përfundojë dhe shtetet anëtare do të vendosin se nga cilët kapituj, ne i quajmë kapituj, apo fusha politike do të nisë negocimi”, ka thënë Borell në një intervistë për Tv Klan.

I pyetur për zgjedhjet, përfaqësuesi i Lartë i KE është shprehur “Shpresoj, dhe jam i sigurt, se Shqipëria ka kapacitetet dhe burimet për t’i zhvilluar zgjedhjet e ardhshme në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu