“Krimineli” dhe milioneri nën akuzë për vrasje Fatmir Mediu takohet me kryetarin e Kongresit amerikan në Washington

0

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, nën akuzë për vrasjet në Gërdec, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Kongresit Amerikan Kevin McCarthy.

Shqiptarët habiten si ndodh ky përfaqësim, si e kalon ky Oqeanin, pasi ka shume akuza dhe SPAK pritet ta arrestostojë nga momenti në moment e te veje të sqaroje sa qëndrojne akuzat.

Këtë e ka bërë të ditur vetë Mediu përmes një postimi në Facebook, ku thotë se në fokus të bisedimeve ishte agresioni rus në Ukrainë, si edhe influencën negative të Kinës në Ballkan. Në këtë darkë ishte e pranishme edhe deputetja demokrate, Dhurata  Çupi.

“Washington DC

Takim me Kryetarin e Kongresit Amerikan Kevin McCarthy

Gjatë darkës me Kongresmenin Pete Sessions me të cilin kam organizuar Forumin e Sigurisë “Si të kundërbalancojmë agresionin Rus në Ukrainë dhe influencën negative te Kinës në Ballkan” i cili do zhvillohet në dt 31 Janar në Kongresin Amerikan me përfaqësues nga 20 shtete të Europës Juglindore, ishte kënaqësi e vecantë të takoja me kryetarin e Kongresit të SHBA z. Kevin McCarthy. Në këtë darkë ishim së bashku me kolegen, deputeten e PD znj.Dhurata Cupi”, shkruan Mediu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu