Rama do arrestohet/ Vetëm 0.5% e detajeve janë zbuluar nga dosja e agjentit të FBI

0

Gazetari Milaim Zeka tha se vetëm 0,5% e detajeve janë zbuluara nga dosja e ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal, ku tashmë është kthyer kryefjalë e mediave pasi përmendet dhe emri i kryeministrit Edi Rama.

Në një intervistë për Euronews Albania, theksoi ndër të tjera se nga detajet do të tronditet Kosova dhe Shqipëria.

“Deri më tani kemi  takimet e kryeministrit dhe disa liderëve politikë, por ajo që dua të them është se në bazë të  bisedave që kam bërë me një gjeneral në SHBA, shumë i njohur në Ballkan, ai e konfirmon se 0,5% kanë dalë në opinion nga të gjitha hetimet që janë bërë dhe  janë duke u bërë rreth zyrtarit të FBI-së. Vajza e këtij diplomatit kishte kërkuar që të kryente praktikën në policinë e New York-t dhe agjenti i FBI-së i kishte favorizuar atë.

Këtu ka lind dhe dyshimi. Hetimet janë të thella, do të dalin skandalet para Gjykatës. Ish-agjenti i FBI-së, ka bërë disa shkelje ligjore, gjatë kohës që ka qenë në detyrë nuk ka raportuar për takimet e tij, për udhëtime e sponzorizuar dhe paratë se kush dhe kur ja kanë dhënë. Mendoj se ai ka qenë në një kohë të gjatë nën vëzhgim. Ka mundësi që e dashura e tij ka qenë në bashkëpunim me agjentët e FBI-së”- theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu