Nëse Rama është i pastër, t’i thotë SPAK-ut, më heto për “çështjen McGonigal”

0

Juristi Ledio Braho thotë se edhe në Shqipëri duhet të ketë një  hetim për çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal dhe në këtë rast, duhet bërë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK).

Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Braho nënvizoi se nëse kryeministri Rama nuk ka frikë dhe nuk fsheh asgjë në lidhje me këtë çështje, të hetohet nga SPAK-u.

“Zgjidhja e vetme në këtë rast është nisja e një hetimi në SPAK. Një nga veprat mund të jetë ndikim i paligjshëm. Pastaj mund të hetohen bizneset e regjistruar nga këto persona në Shqipëri duke nisur nga McGonigal.

Nëse Rama nuk ka gjë për të fshehur, le ta hetojë SPAK dhe të pastrojë edhe figurën e tij”, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu