“Një tomografi e politikës shqiptare”/ Autori Zef Ndrekaj, sjell për lexuesin nje analizë të detajuar të situatës në vend

0
Botimi i autorit Zef Ndrekaj “Një Tomografi e Politikës Shqiptare”, bëri bashkë në Muzeun Historik në Tiranë, shkrimtarë, intelektualë, autorë e gazetarë.

Tomografia e Ndrekës sjell për lexuesin një analizë të detajuar  për dy vitet e fundit të situatës politike në vend, kryesisht në Partinë Demokratike

Zef Ndreka:  Kapja e politikës nga klasa 30 vjeçare. E gjitha e ka kapur politikën. Ato nuk kanë problem kush e fiton, e majta e djathta. Unë që e shoh nga Gjermania dhe bëj një analizë më të ftohtë, jo me shumë emocion siç janë militantët e partive. Unë i shoh si një. Janë një. Këta nuk janë asgjë tjetër për mendimin tim, përveçse litarët e tejzgjatur të komunizmit, në forma të ndryshme.

Për publicistin Preç Zogaj, botimi sjell pasqyrimin e situatës në Partinë Demokratike në dinamikë.

Preç Zogaj: Autori ka bërë analizë, pasqyrim të ngjarjeve që kanë ndodhur ditë për ditë.

Duke qenë ai  vetë (Zefi), një intelektual, me orientim të qartë euro-atlantist, kjo është dhe zgjidhja në fund të fundit, që e djathta shqiptare, Partia Demokratike Shqiptare duhet të bashkohet, për të qenë siç ka lindur, alternativa kryesore e një Shqipërie perëndimor, euro-atlantiste, në marrëdhënie të ngushta me SHBA-në.

Kjo kërkon, që jo vetëm ne të duam të jemi miq me SHBA-në, por SHBA-ja të na njohë si miq të vetë.

Nga ana tjetër, autori Ndreka tregon se ky botim, do e shtyjë për të vijuar publikimin e analizave të tij edhe në të ardhmen.

Ra në sy mungesa e deputetëve të PD-së dhe drejtuesve të saj , edhe pse të ftuar nuk e vlerësuan aspak këtë aktivitet të mirëfillt politik

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu