Fatmir Mediu “peshk i vogël”, SPAK do godasë më lartë për Gërdecin, arrestime edhe në qeverinë Rama!

0

Gazeta “Koha Jonë” e Nikoll Lesit raporton, se sipas burimeve të rezervuara nga drejtësia pas marrjes të pandehur te ish-ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, SPAK, do ta zgjerojë edhe me shumë rrethin e të pandehurve.

Mësohet se Mediu do të jetë “peshk i vogël”, në krahasim me ato që do merren të pandehur. Në SPAK janë edhe disa dosje për drejtues të opozitës.

SPAK-u e ka nisur me opozitën këtë vit, por burimet në fjalë thonë se një anëtar qeverie dhe një drejtues i lartë në administratën shtetërore janë nën hetim ku fjala finale do të jetë arrestimi.

Themelet e betonta të SPAK-ut u krijuan nga Arben Kraja, kurse me Altin Dumanin do të kemi mure të larta për ata që do të arrestohen nga pjesa VIP e politikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu