Përplasi për vdekje 17-vjeçarin, megjithatë lirohet nga qelia Vasil Bollano

0

Ish-kryebashkiaku i Himarës Vasil Bollano, i cili përplasi për vdekje me automjet një 17-vjeçar, është liruar nga qelia. Gjykata e Vlorës caktoi ndaj tij masën e sigurisë arrest shtëpie.

Pas arrestimit, Bollano u transportua për në spital, ku ishte shtruar nën mbikqyrje policore pas probleme shëndetësore që shfaqi. Ndërkohë, këtë të Premte, i shoqëruar nga policia, iu drejtua gjykatës, që vendosi edhe lirimin e ish-kryebashkiakut.

Pas vendimit, raportohet se ai është shoqëruar sërish në spital.

Aksidenti 

Aksidenti ndodhi pasditen e së Mërkurës rreth orës 17:00, në aksin rrugor Orikum-Llogara. Nën drejtimin e një automjeti tip “Benz”, Bollano përplasi 17-vjeçarin Elio Hamiti, i cili lëvizte në këmbë, në afërsi të fushës së sportit.

Pas aksidentit, Bollano u shoqërua në polici, ku ka deklaruar se i riu i ka prerë rrugën befasisht. Ndërkohë, dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se goditja ishte tepër e fortë, ç’ka ngre dyshime për tejkalimit të limitit të shpejtësisë nga ish-kryebashkiaku.

Elio Hamiti nga fshati Dukat i Vlorës, pasditen e së mërkurës po shkonte në shtëpinë e gjyshes, kur u goditi nga Benz-i që drejtohej nga Bollano. Adoleshenti mori plagë në kokë dhe nga spitali i Vlorës u transportua me urgjencë tek Trauma në Tiranë, ku ndërroi jetë një ditë më parë.

Po dje, Policia konfimroi arrestimin e Bollanos nën akuzën “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu