Fronti anti-amerikan

0
Shkruan Zef Ndreka
Po të mos kishte vepruar Amerika me damkosjen që i bëri Sali Berishës dhe familjes së tij, një pjesë e madhe e shqiptarëve dhe e të huajve do kishin konsideratë tjetër për të. Ai, me karakterin e tij, lehtësisht merrte flamurin në çdo betejë, në çdo situatë, si në luftën kundër kinse komunizmit, korrupsionit, reformave të ndryshme të pa përfunduara kurrë, etj.
Berisha, si një bajraktar provincial nuk e lëshonte kurrë flamurin!
Veç të tjerash, Berisha me një mendjelehtësi, pa kurrfarë njohje në ekonomi e diplomaci, ka luajtur njëkohësisht role dypalëshe edhe në dëm të sigurise kombëtare të Shqipërisë.
Kujtojmë ligjin për tokën 7501, firmat piramidale që u krijuan me bekimin e tij, kompaninë e PD-së “Shqiponja” me kryetar Tritan Shehu, që furnizonte me naftë makinerinë luftarake serbe kundër Kosovës, aderimin e Shqipërisë në Konferencën Islamike, prishjen e zgjedhjeve, shkatërrimin e sistemit të drejtësisë, instalimin e mos ndëshkueshmërisë, instalimin e korrupsionit në sistem, ligjin rrumpallë për legalizimet, etj.
Për të gjitha këto dhe për të tjera që do bëhen publike u damkos familjarisht nga qeveria amerikane me non grata. Ky dënim si të thuash, vuri në ekuilibër në një farë mase një vëndim të munguar të drejtësisë shqiptare. Politikanët në Shqipëri nuk janë dënuar kurrë. Drejtësia ka qëndruar larg tyre, e shantazhuar, e trembur, e kapur. Non grata e dhënë, e bëri transparent Berishën!
Menjëherë, ai krijoi frontin anti-amerikan.
Përdori padrejtësisht Partinë Demokratike, përdori disa përsona që duhet të ishin në burg. Përdori ish qeveritarë të korruptuar, hajdutë e doganier , polici e kriminelë.
Këtij grupimi me emrin Foltore, ju bashkua edhe Partia e Lirisë e ish presidentit hajdut dhe spiun Ilir Meta.
Këto forca politike anti-amerikane, tashmë në koalicion, janë sfidat e hapura të demokracisë dhe shoqërisë shqiptare.
Të gjitha aktet e Berishës e përgenjështrojnë retorikën e tij. Tani edhe foltoristët e thjeshtë e kuptojnë se i ka mashtruar, se nuk arrine të bëjë asgjë.
Demokratët, çdo ditë e po kthjellohen se Berisha e kishte luftë për mbijetesë përsonale e familjare.
Ata e kuptojnë se proçesi i rithemelimit përfundoi në një banalitet , në vulgaritet. Ai proçes , vetëm përçau me tej PD-në dhe demokratët.
Sekti i përversëve që ju bashkuan Berishës dhe i qëndrojnë akoma pranë, kanë vetëm një qëllim : të mbajnë peng edhe 30 vite të tjera këtë vënd!
A duhet lënë të kryqëzohet më tej ky popull nga fronti anti-amerikanë?!
Sigurisht që jo!
Por, gjykata po vonon të jap vëndimin e drejtë për PD-në zyrtare. Atë ka në dorë të bëjë.
Ky është një maskarallëk i madh!
SPAK-u, nuk po vepron për akuzat e ngritur nga qeveria amerikane e britanike.
Foltorja vazhdon e përcjell mesazhe përçarëse.
Berisha dhe Meta, vazhdojnë e flasin për revolta , për revolucione të gjëra popullore!
Berisha e Meta , dy përsonazhe të kthyera në fantazma të gjalla, po lëvizin kot në politikë .
Non grata dhe spiuni, po i bëjnë dëm momentalisht opozitës me frontin anti-amerikane, por edhe po e pastrojnë atë.
Mund të jetë një imazh i 2 persona

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu