Kryeministri bullgar mbyt shpresat e Shqipërisë për integrimin: S’ka shans të hiqet vetoja këtë samit!

0

Kryeministri bullgar Kiril Petkov tha sot në Bruksel se nuk ka asnjë shans që Bullgaria të heqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut gjatë këtij samiti të BE-së që po mbahet në kryeqytetin belg.

Petkov në një deklaratë për mediat para fillimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor tha se qëndrimi i Bullgarisë do të mbetet i pandryshuar derisa Asambleja Kombëtare të thotë fjalën e saj.

Petkov, tani në cilësinë e ish-kryeministrit, i qëndron mendimit të tij se parlamenti duhet të miratojë një rezolutë që lejon heqjen e vetos, bazuar në miratimin e propozimit të Presidencës franceze.

Petkov tha se i pëlqente “personalisht” propozimi francez, por nuk i takonte atij, por parlamentit të merrte një qëndrim.

Duke folur me gazetarët në pragun e samitit të BE, Petkov shpjegoi se parlamenti bullgar  duhet të japë dritën jeshile për heqjen e vetos dhe vetëm atëherë ai do të bënte lëvizjen e tij që duhet të jetë e qëndrueshme me kalimin e kohës, pavarësisht se kush qeveris.

“Kjo është ajo që do t’u them liderëve të BE-së”, tha ai.

Ai shpjegoi se opozita bullgare përdori çështjen maqedonase për ta shantazhuar kabinetin e tij sa herë që kishin frikë.

Situata e tensionuar politike në parlamentin bullgar pas votimit të mosbesimit të miratuar dje nuk ndihmon për një zgjidhje të shpejtë të problemit të vetos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu