Afganët si në shtëpi të tyre/ Në Shëngjin shkojnë në plazh, lahen me rroba, disa pushues ikin

0

Pas akomodimit të 150 afganëve në një resort në Shëngjin, duket se disa prej tyre kanë dalë për të shijuar plazhin. Afganët që janë akomoduar në resortin Rafaelo në Shëngjin kanë mbërritur rreth orëve të vona të natës së djeshme. Në dispozicion të tyre është vendosur dhe stafi mjekësor, ku mund të kryejnë analizat e nevojshme ose tamponin.

Disa prej këtyre refugjatëve po shëtisin lirshëm buzë detit të Shëngjinit.

Ndonjëri edhe provon ujin e kripur të Adriatikut.. Futet me gjithë rroba në det. Disa i shikojnë me habi, disa me admirim dhe disa largohen për ca ujë ndryshe nga aty ndoshta.

Shqipëria ishte ndër vendet që u angazhua për të strehuar qytetarët afganë të cilët po largohen nga vendi i tyre. Pritet që në Shqipëri të strehohen 4000 afganë të cilët do të qëndrojnë, deri sa ata të marrin vizën për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sido të jeë, afganët po e ndjejnë veten si në shtypi të tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu