Mesude bën të papriturën, ajo i kërkon divorcin Kemalit, të hënën në “Lule të vetmuara”

0

Banu nuk heq dorë nga Ekremi. Kader i lutet të ëmës mos ta shkatërrojë familjen e tij. Banu i tregon Gynejit se mes saj dhe babait të tij ka një lidhje. Gynej shkon në kompaninë e Ekremit dhe bën skandal. Ejlyl, Xhemre, Songyl, Kader dhe Meral habiten kur shohin Defnen në derën e jetimores.

Defne shtiret si e mërzitur para vajzave dhe tallet me dhembshurinë e tyre. Mesude vendos të ndahet nga Kemali dhe i kërkon të firmosë letrat e divorcit. Kemal nuk pranon dhe dhunon Mesuden. Xhemre kërkon që edhe Defne të dënohet pasi edhe ajo e dinte për aksidentin. Ajo i kërkon Ejlylit të denoncojnë në polici por Ejlyl nuk pranon. Xhemre ndahet nga mikeshat e lënduar që ato nuk mbajnë anën e saj. Ajo vendos të bëhet e keqe dhe Zejno i tregon çfarë do të thotë të bësh keq./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu