Intervistë me “Songylin”, aktorja zbulon të pathëna për serialin dhe historinë e dashurisë

0

Aktorja Gokçe Akyildiz është bërë shumë e famshme në vendin tonë me rolin e “Songylit” në serialin “Lule të vetmuara”. Ky serial që transmetohet çdo pasdite në TV Klan ka patur shumë sukses dhe një shikueshmëri të lartë nga publiku i cili e ndjek me kuriozitet çdo ditë. Një nga personazhet e preferuar të publikut është pikërisht Songyli. Aktorja turke që luan këtë rol, në një intervistë na ka treguar më shumë për veten, për serialin dhe historinë e saj të dashurisë që nisi pikërisht në xhirimet e “Lule të vetmuara”.

Cila janë avantazhet dhe disavantazhet e të qenurit aktore në një moshë të re?
Songyl: Disavantazhe nuk kam patur. Të isha aktore ka qenë ëndrra ime e fëmijërisë. Të rritesha e famshme ishte avantazh për mua. Vendosa të vazhdoja shkollën e arteve pasi e dija çfarë doja. Duke u rritur në xhirime më ndihmoi të mësohesha shpejt.

Çfarë vendi zë në jetën tënde seriali “Lule të vetmuara?
Songyl: Përpara se të luaja në “Lule të vetmuara”, kam marrë pjesë në seriale ku punojë 2 ose 3 ditë në javë sepse vazhdoja shkollën. Tek “Lule të vetmuara” kam punuar 5 ditë të javës. Nga ky serial publiku më njohu më mirë.

Aleyna Solaker (Meral) është shprehur se ti “nuk je e afërt më të gjithë, por vetëm me njerëzit e tu më të dashur”. Është e vërtetë kjo?
Aleyna më njeh mirë. Sinqeriteti është shumë i rëndësishëm për mua. Unë i hap derën vetëm njerëzve që kanë sinqeritet dhe mund t’i besoj, tha aktorja sipas “revistawho.com”.

Çfarë të bën me nerva dhe çfarë të bën të lumtur?
Songyl: Më bëjnë me nerva gënjeshtrat, padrejtësitë dhe njerëzit me dy fytyra. Më bëjnë të lumtur surprizat dhe kur shoh njerëzit e mi të dashur të lumtur.

Çfarë ke të ngjashme me rolin tënd në serial?
Songyl: Dhembshurinë, dashurinë, sakrificën dhe modestinë.

Kanë ndikuar tek ty skenat prekëse në serial?
Songyl: Sigurisht, kam kaluar momente të vështira. Jeta e rolit që luaj është shumë e vështirë. Songyl është rritur në jetimore, ka patur situata traumatike që kanë reflektuar në sjelljen e saj. Por ajo mund të qajë dhe të qeshë në të njëjtën kohë. Ajo mund të bërtasë për një moment, por edhe është vajza më mirëkuptuese në botë.

Si u njohe me bashkëshortin tënd?
Songyl: Jemi njohur në xhirimet e serialit. Ai punonte mbrapa kamerave.

Si vendosët të martoheshit?
Songyl: Nuk e mendoja kurrë se do martohesha. Mustafa hyri në jetën time dhe mendimet e mia ndryshuan. Pas dy muajsh lidhje, ai më propozoi dhe unë thashë po pa e menduar fare./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu