Cubi i  Ndue Lleshit mësyn Shkodrën: S’i pëlqen as të vjedhë: Qytet pis, sofra bosh, çarraniku bosh, stajanicë Voltana e “keqe”…

0
Shkruan Sokol Pepushaj

Sulltani i Surrelit ka afruar pranë vetes gjithë cubat. Cuba që kanë vjedhur vezët e pulave furriqeve të fshatrave, cuba që kanë grabitur bagëti e bereqet familjesh të varfëra, cuba që kane vjedhur pulat në kotec e mish të varur në krabë e gjithmonë janë shikuar si gangsterët e vëndit nga janë.

Ata tashmë janë bërë  Cuba të mëdhenj, me grada partie e pushteti, cuba me diploma e doktorata shkencore. Tashmë nuk grabisin lope e derra, por janë shëndërruar në thithlopa e barkderra me kollare e makina të shtrenjta.

Sulltani i Surrelit i ka mbledhur nga janë e nga s’janë dhe të ka dhënë  zabitë që të bësh zap të pabindurit?!

Kështu ngjau dje në Shkodër. Shkon Sandër Llesh Kimiku, me një maskë, si cub, i rrethuar nga zabitë të armatosur e mësyn bash magjen e bukës së Shkodrës, tregun në  Zdrale.

Aty, duket se nuk i pëlqen asgjë, pasi ai vërtet jeton në parajsa pasurore dhe fyen, i  rrethuar me policë normalisht, kryetaren e Bashkisë Voltana Ademi.

I thotë se lakrat, kastravecat, vezet, qepët e djathi janë fukarallek, në një sini të pistë që nuk ka oreks të hajë askush, përveçse ca fukarenjve në Kandahar…

Ky cub që këtu duket se nuk erdhi për mirë në Shkodër, pasi edhe bërtet si lugat, edhe pushtetin e ka komplet partia e tij.

Vërtet pa kokërr vote, me rreth 5% dhe të vjedhura, por ka 100% Këshillin Bashkiak partia e hajdutëvë socialistë, 100% deputetët që në fakt këto ditë i kanë humbur, 100% drejtoritë dhe gjithë strukturat e ekonomisë e pushtetit.

Edhe policia, edhe bandat e grabitësit, edhe trafikantët, edhe kriminelët, të PS-së janë, apo jo general Lleshi?

Megjithatë, ty të shqetëson fakti kokëfortë se Shkodra është i vetmi qytet shqiptar pa beton, që nuk ka lejuar shkatërrimin e struktures dhe merr frymë lirshëm mes gjelbërimit e rrugëve të gjëra, siç kanë qënë.

Po, të shqetëson edhe populli fukara që të urren ty e gjithë cubat e kriminelët, si dhe një grua që është e vetmja “roje” e sofrës së pastër e të ndershme të Shkodrës, Voltana Ademi.

Ajo po, dhe ti e din mirë, kurdo, të rah ty e gjithë fisin tënd komunist e hajdut së bashku, me Ramën në krye, duke marrë votat e popullit të kryeqëndrës së veriut, të kësaj krahine që lindi Këngën e pare, Dramën e pare, Operan e pare, Librin e pare, Fotografinë e pare…

Larg mëndsh, ju hajnat me spaleta partie, se mund të nënshtroni një qytet që ju urren në substancë. Gjeneza juaj është diktatura, anadolleku, pabesia, hakmarrja idiote, imoraliteti, hajnia çati për çati, ndryshe nga e Shkodrës, që vjen nga tjeter “brumë”.

Cubi i Ndue Lleshit, në Shkodër e donte edhe sofrën pa roje, edhe çarranikun pa zonjë shtëpie. Donte aty një thithlopë socialiste, një hajneshë që i ka ngritur këmbët shkallëve të pushtetit me qejf e që tund zhelet e PS-së si Nafija dybekun. Në fakt ashtu e pati projektuar edhe Shkodrën në zgjedhjet e fundit, por i polli një “kopil” pak para dasmës, ndryshe nga bashkitë e tjera që ja fshehën “lindjen e kopilit” derisa mbaroi ceremonia.

Ky cub, prej Merkurthit të Selishtës së Kurbneshit, nuk ngihet me pushtet e pasuri. Ky cub, mëndon ta vëndosë nën komandë me hap rreshtor edhe Shkodrën, t’ja bëjë jetën si don ai, t’ja bëjë tregun si do ai, ta detyrojë të votojë me zori si don ai!

Erdhi në Shkodër si Cub pasanik qe  përveç dy shtëpive gjigande që tashmë ja dinë të gjithë, na paska edhe një vile misterioze, në zemër të Gjirit të Lalzit, e fshehur kjo, afër vilave të Ilir Metës, Petrit Vasilit, Flamur Nokës etj.

Kjo vila e gjeneralit nuk ngjan me kështjellën e Vlad Tepes apo Vlad Djallit, që e njohim si Kështjella misterioze e Drakulës, se duhet t’i themi gjërat me vërtetësi.

Nuk i ngjan Drakulës Kështjella e Gjeneral Lleshit jo, por ja tejkalon asaj. Nëse atje mes maleve Bucegi të Rumanisë së mesjetës, bëheshin tortura individësh e likuidoheshin kundërshtarë, në këto vilat ku ka oazin gjenerali ynë, torturohet e vidhet haptas një popull i tërë e kërcënohet një komb i tërë.

Gjithë cubat e pushtetit janë pasanikë, milionerë, bëjnë jetë  të shthurur, kanë para edhe nëpër banka e kanë blerë edhe dokumenta në perëndim me para të vjedhura, e sot si për çudi, edhe në kohë virusit, të gjithë kanë leje nga Sulltani i Surrelit të dalin e shëtisin, se sheshet janë plot përditë e për t’u mbyllë mbyllen fukarenjtë, ata që nuk kanë teserë partie. Madje, në Shkodër qarkullom baracaleta se ata të Ramës a Gjeneral Lleshit, mire bëjnë të shpojnë veshin e majtë e të varin matrikullën e PS-së që policia t’i dallojë kush janë.

Ky soj sorollep i urryer fyen Shkodrën, e krahason me Kandaharin, ndërkohë që për vete jetojnë jetë luksi, jetë sheikësh, jetë diktatorësh, jetë që nuk ua duron më përtej në kurriz të vet, populli i vjedhur prej tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu