Pasi kërkojnë për një kohë të gjatë, Idrisi i propozon Nefesit të kthehen dhe të gjejnë një tjetër zgjidhje pasi nuk po arrijnë dot ta gjejnë. Ato kthehen në breg, dhe sapo Idris merr të telefonojë Mustafanë, Nefes fshéhurazi merr varkën, e ndez dhe niset e vetme për të kërkuar dashurinë e jetës së saj, Tahirin. Teksa të gjithë janë të mërzitur në shtëpi për hùmbjen e Tahirit dhe gjendjen shëndetësore të Fatihut, një telefonatë vjen për Mustafanë. Është Idrisi ai që e telefonon, për t’i treguar se Nefes u nis e vetme, në mendje të saj për të kërkuar Tahirin nëpër det.
Nga ana tjetër ndodhet Tahiri. Ai ka shumë ftohtë por merr forcë duke kujtuar momentet më të vështira të jetës por që i ka kaluar me dashurinë e Nefesit dhe Jiitit. Ai kujton kur janë hedhur të tre së bashku nga humnera, për të shpëtuar nga Vedati. Më pas ndez një zjàrr të vogël dhe fillon ta marrë veten. Një zë brenda tij i thoshte se nuk do vononte shumë momenti kur do shpëtonte që aty për t’iu kthyer jetës në Trabzon.
Murat është i entuziasmuar pasi mendon se tashmë rruga për ato të dy u hap dhe është pa pengesa. Por do gjejë tërësisht të kundërtën në fytyrën dhe fjalët e Nazarit. Ajo i thotë se babai e ka lejuar të òrcohet nga Vedati, po rme kusht që kurrsesi të mos mendojë se mund të ketë diçka me Muratin. Me lòt në sy të dy, por Nazar ngrihet dhe largohet.






