Meral tronditet kur përballet me nënën e saj dhe nuk e pranon atë. Nëna i tregon Meralit se ajo nuk e ka braktisur por atë e kanë rrëmbyer kur ishte e vogël. Serkan bie pre e kurthit të Kemalit dhe përfundon në komisariat. Defne përpiqet t’i tregojë Gokhanit se Xhemre nuk ka ndryshuar.
Banu shkon në jetimore dhe fajëson Kaderin për gjithçka që i ndodhi. Pavarësisht sjelljes së ashpër të së ëmës Kader ofrohet ta ndihmojë atë. I nxitur nga Defneja Gokhani zihet me Xhemren.
Meral shkon në shtëpinë e nënës së saj dhe mëson se nëna e saj e dinte të vdekur. Gynej puth për herë të parë Songylin. Kjo e fundit inatoset. Serkan akuzon Kemalin që e ka futur në kurth. Mesude e kundërshton para policëve duke thënë se Kemali nuk e bën këtë gjë./revistawho.com