Lule të vetmuara/ Kemal tenton t’i bëjë keq Ejlylit, ja ç’do ndodhë nesër

0

Gynej i thotë Defnes se e shikon atë si motër. Defne për të shpëtuar nga situata thotë se është e dashuruar me profesor Toprakun. Mesude mëson se Kemali jeton. Defne fton në shtëpi Meralin dhe i dhuron një varëse. Dikush merr në telefon Ejlylin por nuk i flet. Ejlyl dyshon se pas telefonatës fshihet Kemali.

Tefik i tregon Defnes dhe Serkanit se është dashuruar me dikë tjetër. Feride fton Ejlylin në shtëpinë e saj. Toprak fton Feriden të dalin së bashku por ajo nuk pranon. Ejlyl insiston që Feride dhe Toprak të dalin bashkë. Kemal futet në shtëpinë e Ferides dhe e tmerron Ejlylin. Ai kërkon që Ejlyl t’i kthejë florinjtë. Toprakut nuk i punon motorri dhe ai e Feride vonohen për në shtëpi.

Kemal tenton t’i bëjë keq Ejlylit. Ejlyl kërkon ndihmë dhe për fat të mirë Feride e Toprak e dëgjojnë. Kemal largohet para se të kapet. Toprak e sheh Kemalin duke u larguar por nuk e di që ai është njerku i Ejlylit. Ejlyl e gënjen Feriden dhe i thotë se po shihte makth./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu