Populli i etur për referendum: Kush të shkojë në burg i pari, Edi Rama apo Ilir Meta…

0

Presidenti Meta iu drejtua drejt popullit që duhet të marrë fatet e tij në dorë, pasi klika pushtetare po i merr të gjitha liritë demokratike si dhe po rrënon ekonominë e vendit.

Presidenti Meta kujtoi 22 nëntorin e vitit 1998 kur populli votoi Kushtetutën e vendit.

Ilir Meta zgjodhi dje t’i drejtohet popullit me Referendum. Por Meta nuk ka tha se kur dhe si.

Ndaj për ta ndihmuar Presidentin dhe Kryeministrin ka nevojë, pa e zgjatur, që Referendumi të jetë konkret dhe me një kusht. Le të votojë populli: Pra janë për anëtaren e kushtetueses që u betua te noteri apo për gjyqtaren që u betua te Presidenti? Dhe në raport me rezultatin duhet që nëse populli voton për gjyqtaren e noteres atëhere presidenti Meta të jap dorëheqjen e mënjëhershme. Por nëse populli voton për gjyqtaren e dekretuar te Presidenti atëhere Kryeministri Rama të jap dorëheqjen dhe parlamenti shpërndahet duke shkuar mënjëherë në zgjedhje të parakohshme.

Zgjidhje momentale tjetër nuk ka!

Por kjo duhet bërë me deklarata publike të Presidentit dhe kryeministrit që të mos ndryshojnë vendimin pa rezultatit të Referendumit popullor.

Kjo është demokraci dhe kështu populli mbetet SOVRAN

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu