AGJENSIA “STOP KRIMIT” VLERESON DREJTUESIT DHE BASHKEPUNETORET

0

Pak ditë më parë në Tiranë u zhvillua analiza 9-mujore e Agjensisë Investigative “Stop – Krimit” me Drejtor Ekzekutiv Fatmir Sena.

Ky aktivitet u zhvillua në zyrat e kësaj agjensie në Tiranë ku Drejtorja e  Koordinimit Elvira Lani falenderoi për praninë dhe kontributin e tyre drejtuesit e sektorëve si dhe anëtarëve dhe bashkëpunëtorët e saj.

Nga puna e bërë dhe rezultatet e arritura u vlerësuan me Urdhrin e Mirënjohjes disa nga drejtuesit dhe anëtarët për kontributet që kanë dhënë dhe vijojnë të japin tek kjo agjensi duke nisur nga ish drejtues të organeve të sigurisë, policisë, diplomacisë, gazetarisë investigative dhe drejtësisë.

Kështu, për merita të vecanta dhe punë kontribuese në edukim në skenë dhe ekran iu dha Urdhri i Mirënjohjes aktores se njohur të skenës dhe ekranit, Artistes së Popullit Margarita Xhepa. Për punë dhe kapacitete  të mira organizuese,  Drejtores së Koordinimit pranë kësaj agjensie Elvira Lani.

Për kontribut në parandalimin e trafikut të femrave dhe fëmijëve Drejtores Ekzekutive të kësaj agjensie për shtetin fqinj, Greqinë, Safate Skartados, si  bashkëpunëtor për koordinimin me marrdhënien me SHISH, iFatos Klosi, Drejtorin e Koordinimit për bashkëpunimin me Policinë Veli  Myftari dhe Drejtorin Ekzekutiv me zyrën rezidenciale në Turqi Gentian Shero

Për punën e frytshne dhe profesionale   gazetarin  investigativ  pranë kësaj agjensie për Europën dhe Britaninë,  Arben Lagreta,  avokatin  Eduard Mullaraj dhe diplomatin Vangjel Mita.

Ne fjalën e tij përshëndetëse për të pranishmit ish Drejtori i Përgjithshëm I Policisë së Shtetit Veli Myftari u ndal në sfidat që ka policia e shtetit aktualisht duke evidentuar ngjarjet e tmerrshme kryesisht të përiudhës së celjes së depobe të armatimit në vitin 1997 të cilat pasuan dhe lanë pasoja për shumë vite më vonë.

Ndërsa nga ana e tij gazetari investigativ pranë kësaj agjensie Arben Lagreta u ndal në fenomenin e manipulimit të qëllimshëm të publikut nga të vetëquajturit gazetarë investigativë.

“Vitet e fundit jemi dëshmitarë jo vetëm një herë për show televiziv që bëjnë gazetarë mashtrues që gjoja ndiqen dhe  gjëmohenmenjehere  në studio nga prokuroria vetëm pak minuta pasi flasin për “fakte” të investiguara (!). Asnjë gazetar profesionist nuk flet gjatë investigimit e jo më në një studio publike. Ky mashtrim qesharak mund të ngjisë në një audiencë të lodhur por jo te profesionistët. Për më tepër që kemi një prokurori që në rastin më të mirë ka lënë në sirtar me vite e dekada cështje të nxehta që duheshin cuar deri në fund. Eshtë kjo arsyeja që është mëse I nevojshëm edhe një veting ne media sepse tashmë aty kanë hyrë dhe kanë zënë hapsirat turpiiI gazetarisë dhe I vetë misionit të shenjtë që ka ky profesion. ”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu