Vrasje të vogla/ Burxhu arrestohet në mes të dasmës, ja ç’do ndodhë nesër

0

Merve nis jetën e re me Kerimin. Serhan surprizon Ojan me një unazë. Merve dyshon që Arzun e ka vrarë Burxhu. Tajlan tenton të vrasë Emren. Burxhu shpëton Emren nga duart e Tajlanit.

Kerim kërkon të hakmerret ndaj Tajlanit dhe tenton ta vrasë. Në momentet e fundit Kerim vendos ta lërë të jetojë dhe e kërcënon se një ditë do ta vrasë. Pelin dëgjon ulërimat e Tajlanit dhe i shkon në ndihmë.

Tajlan refuzon ndihmën e Pelinit duke e akuzuar se e tradhëton me Emren. Pelin i tregon të shkuarën dhe i betohet se ajo ka dashur vetëm atë. Tajlan dhe Pelin bashkohen. Gratë e Sarmashëkut mblidhen për të vendosur nëse do shkojnë apo jo në dasmën e Burxhus. Shebnem e dehur shkon në shtëpinë e Ojas dhe tenton të rrëmbejë Denizin. Dado merr Ojan në telefon dhe i tregon. Oja lë dasmën e Burxhus dhe shkon në shtëpi me nxitim./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu