Meqë Maqedonia e arrestojë Kryeprokuroren vetëm për 5000 euro edhe Kroacia dikur, po Shqipëria a do e arrestojë Arta Markun?

0

Organet ligjzbatuese maqedonase kanë arrestuar Prokuroren Speciale Katica Janeva, për një ryshfet prej 298 mijë denarësh, me të cilat kishte ndërruar mobiljet në shtëpi.

Po të konvertohen këto para në momedhën europiane, i bie afërsisht një shumë prej 5 mijë eurosh të përfituara nga prokurorja që ishte vënë në atë detyrë për të luftuar korrupsionin.

Më shumë se nga përvetësimi i kësaj shumë nga Janeva, prangat për të janë vënë sepse lejoi një korrupsion gjigand, ku Bojan Jovanoski “Boki 13” dhe Zoran Milevski “Kiçeec”, kanë përfituar materialisht nga Kamçevi shuma të mëdha.

Ndërkohë që Janeva për vete ka blerë mobilje dhe sende me vlerë prej 298 mijë denarëve, Bojan Jovanoski dhe Zoran Milevski kanë blerë pronë në vlerën e 1,5 milion eurove.

Përgjimi që doli në media bënte fjalë për ndikimin që këta dy të akuzuar kanë pasur te prokurorja speciale, për të nxjerrë Kançevin nga paraburgimi, në këmbim të 8 milionë eurove.

Prokuroria për Krim të Organizuar dhe Korrupsion në Maqedoni ka sqaruar detaje për arrestimin e Janevës dhe akuzat që rëndojnë mbi të për favorizim në krimit dhe korrupsionit.

Nuk po hyjmë në detaje të tjera, pasi momenti kërkon të rikthehemi në “shtëpinë” tonë në Shqipëri, ku Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku ka bllokuar të gjitha dosjet e rënda.

Madje për të treguar se në cilin nivel maskarallëku ka arritur kreu i akuzës në Shqipëri, mund të themi se ka aq shumë dosje të bllokuara, sa është e vështirë të vendosësh se cilën të përmendësh të parën. Seicila është më e rëndë se tjera, ndërsa dëmi për të gjitha është miliarda euro.

Arta Marku ka bllokuar dosjen e hetimit të aferës së CEZ-DIA që e kalon vlerën e 500 milionë eurove humbje për shtetin shqiptar, dhe nuk thërret për të pyetur Berishën e Metën.

Ka “kyçur” në sirtar hetimin e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili ka pastruar para dhe këtë e kanë thënë dhe amerikanët që e shpallën “non grata”.

Arta nuk rihap dosjet për vrasjet e “21 janarit”, të shitjes së Detit, të “Gërdecit” të Berishës, të “bllokut” dhe 700 mijë eurove ryshfet të Metës; nuk heton dhe mbyll dosjen për lobimin me para ruse të Bashës e Metës në SHBA, nuk hap dosjet e koncesioneve të Ramës, që nga Unaza e deri tek Milot-Balldren, apo koncesionet në shëndetësi.

Arta Marku, në fund të herës nuk ka hapur asnjë dosje, duke bllokuar luftën kundër korrupsonit dhe krimit në Shqipëri, dhe këtë nuk e beson askush se e bën “badihava”.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohëshme, përpos zbatimit të urdhërave të Ramës, nuk ka kaluar pa e “ngjyer” dhe ajo bashkë me “tutorin” e saj në drejtësi, Ulsi Manja.

Teksa lexojmë se prokurorja speciale në Maqedoni u arrestua për 5 mijë euro, kaq kushton njëra “mollaqe” e Monikës për t’u “silikonuar” dhe asnjë njeri i drejtësisë nuk i shkon te dera, pyetja që vjen vetëvetiu është: po Shqipëria kur do ta arrestojë Arta Markun?!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu