Kanë qenë të shumta lajmet se çifti i njohur i aktorëve Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu janë drejt divorcit. Megjithatë, asnjëherë këto lajme nuk janë komentuar nga vet ata. Duket se martesa e tyre është aq mirë sa Neslihan dhe Kadir dëshmojnë të kundërtën vetëm me vepra, e jo me fjalë. Së fundmi, ata janë fotografuar së bashku teksa dilnin nga një teatër ku kishin ndjekur një shfaqje. Ata ishin kapur përdore e dukeshin mjaft të dashuruar. “Nuk i kemi kuptuar asnjëhërë lajmet që gazetarët shkruajnë për ne dhe martesën tonë, edhe ne vet çuditemi megjithatë duhet të ndaleni, ajo që ju shkruani nuk ka kuptim dhe nuk janë aspak të vërteta” – kanë thënë ata.