10 mijë euro për një vizë për në SHBA, lihen në burg 4 të akuzuarit, 1 ‘arrest shtëpie’

0

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën arrest me burg për Renato Naston, Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin e Xhemal Seserin. Ndërsa është caktua masa arrest në shtëpi për Klea Priftin.

Renato Nasto, që përmes mashtrimit arrinte të pajiste shqiptarët me viza amerikane, para gjyqtares Migena Laska ka pretenduar: Nuk kam kryer asnjë shkelje të ligjit, kam ndihmuar qytetarët që të bënin aplikimin për vizë, ata të cilët nuk kishin mundësi ti bënin vetë, me vlerë 100-150 euro.

Nuk janë të vërteta pretendimet e prokurorisë. Aktualisht punoj edhe si taksist për të rritur të ardhurat e mia.

Burime bëjnë me dije se në seancë, organi i akuzës ka pretenduar se me metoda speciale, përmes stimulimit, 30-vjeçari Nasto, për vizën kërkonte 10 mijë euro. Në rast se ata nuk i kishin lekët, lidhte një kontatë me ta që pagesën ta bënin më vonë, duke pretenduar që ia kishin paratë borxh.

Avokatët kundërshtuan prokurorinë duke pretenduar se të tjerët kanë qenë viktima.

Gjykata është tërhequr në dhomë këshillimi për vendim. Prokuroria ka kërkuar “arrest në burg” për Renato Naston, Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin dhe Xhemal Seserin, ndërsa për vajzën Klea Prifti, organi i akuzës ka kërkuar “arrest në shtëpi”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu