Engim organizon tryezë të rrumbullakët me Shoqërinë Civile në Shkodër

0

Shkruan nga Shkodra Arben Lagreta

-Ky aktivitet ishte në kuadër të Projektit “Përhapja e ndërmarrjeve sociale: trainim, punë dhe gjithëpërfshirje” financuar nga Bashkimi Europian si dhe vënë në zbatim së bashku me HELP, Qendra Sociale “Murialdo” dhe LIBERA

ENGIM – Ente Nazionale Giuseppini del Murialdo me seli në Fier ka organizuar dje në Shkodër një tryezë të rrumbullakërt me shoqërinë civile dhe median e qarkut më të madh verior në kuadër të Projektit “Përhapja e ndërmarrjeve sociale: trainim, punë dhe gjithëpërfshirje” financuar nga Bashkimi Europian si dhe vënë në zbatim së bashku me HELP, Qendra Sociale “Murialdo” dhe LIBERA.

“Bashkohuni me ne në këtë tryezë diskutimi për të theksuar rolin transformues të sipërmarrjeve sociale në nxitjen e progresit të Shqipërisë. Së bashku në do të zbulojmë mënyra për të ngritur statusin e tyre dhe për të kapërcyer pengesat me të cilat përballen në rrugën drejt njohjes dhe mbështetjes institucionale.”, theksohej ndërmjet të tjerave në thirrjen që ENGIM i drejtonte organizatave të shoqërisë civile në Shkodër për këtë aktivitet.

Fjalës e hapjes e mbajti Borana Pepa, Koordinatore e ENGIM Albania e cila ndërmjet të tjerash u shpreh: “Vitet e fundit ne kemi ofruar mbështetje dhe kemi dëshmuar potencialin e padiskutueshëm të sipërmarrjeve sociale për të forcuar qëndrueshmërinë financiare dhe impaktin e nismave të shoqërisë civile që punojnë në grupet dhe komunitetet e dizavantazhuara në Shqipëri. Praktikat më të mira europiane kanë treguar gjithashtu se zhvillimi i ndërmarrjeve sociale është thelbësor në mobilizimin e burimeve të komunitetit, në nxitjen e qytetarisë aktive dhe zhvillimin e partneriteteve për inovacionin social duke ofruar zgjidhje novatore për sfidat urgjente sociale dhe mjedisore.

Rea Nepravishta ka moderuar diskutimin ndërmjet organizatave të shoqërisë civile dhe institucionave duke u ndalur kryesisht në situatën e ndërmarrjeve sociale në Shqipëri .

Për historinë e suksesit të Jonathan Center  u ndal Drejtorja Ekzekutive e kësaj organizate, Oreada Kita.

Në mbyllje kanë folur për fushatën e advokimit për ndryshime në legjislacion dhe për inisiativën e peticionit të hartuar për këtë qëllim me shoqërinë civile Dea Nicoletta Contrinolo dhe Giovanna Maggio të ENGIM.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu