SPAK ka gati urdhër-arrestin për Metën

0

Gazetari Adriatik Doçi ka folur lidhur me dosjen CEZ-DIA. Ai tha se kjo çështje i ka futur frikën Metës, prandaj ai po sulmon SPAK-un dhe Altin Dumanin.

Doçi shprehet se nëse provohen akuzat për pastrim parash në këtë dosje, Meta rrezikon deri në 15 vjet burg.

Ai tha gjithashtu se ka katër dëshmi të rëndësishme që e fundosin Metën dhe e vizatojnë atë si bosin e kësaj afere korruptive.

“Unë e shoh si një lloj degradimi të vetëdijshëm i një fundi politik, që reflekton hallin që ka me drejtësinë dhe rrezikun e madh për herë të parë për shkak të një drejtësie të pavarur dhe të një mundësie të një urdhër-arresti dhe mase sigurisë arrest me burg për shkak të fakteve penale që ka SPAK-u për Metën. Është një reagim që reflekton zhvillimet në SPAK.

Halli i Metës, që arsyeton edhe sulmin që po bën ndaj SPAK-ut është çështja CEZ/DIA. Te kjo dosje SPAK-u nuk ka kapur paratë, por ka katër dëshmi të rëndësishme që e fundosin Metën dhe e vizatojnë atë si bosin e kësaj afere korruptive. Çështja CEZ-DIA nuk është parashkruar për shkak të akuzave që pretendohen në dosjen e SPAK-ut, që është pastrimi i parave. Nëse provohet kjo akuzë, parashikohet deri në 15 burg për Metën. Shihet dhe momenti kur ka përfunduar vepra penale. CEZ-DIA ka përfunduar në 2009-ën pasi Meta u bashkua me Berishën në pushtet. Unë besoj se kjo aferë është shpikur vetëm për Ilir Metën. Sali Berisha e mbylli në 2009-ën, i mori ato paratë dhe pastaj u shpik kjo afera tjetër për të kënaqur aleatin e ri që erdhi në pushtet. E mori për të mbajtur pushtetin. Kjo është historia. Besoj që ka fakte dhe prova të bazuara që këto vepra penale nuk janë parashkruar”, tha gazetari për “Dritare TV”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu