Te korruptuarit ne shqip quhen Hajdutë

0
Shkruan Zef Bushati
Askush të mos bëj përpjekje për të shuajtur zjarrin e SPAK-ut, ( Struktura e Posacme Anti Korrupsion ). Ju,.. që po përpiqeni,…do digjeni vetë nga ky zjarr. Asnjë i korruptuar nuk do ti shpëtojë këtij zjarri. Akuzat që : “SPAK-u drejtohet nga Kryeministri”,… janë mjerane, janë të disa të korruptuarve që i ka zënë paniku. SPAK dhe Kryetari i saj Altin Dumani janë betuar se: “në këtë betejë me Korrupsionin do zbatojnë Ligjin e Barabartë për të Gjithë, pa ju trëmbur syri”. Kush nuk ka ngrënë hudhra nuk i mban erë goja., thotë populli…Trëmben vetëm ata që mbajnë erë Korrupsion… Korrupsion… të korruptuar… Corruzione…, per të gjithë ata qe nuk e dine se cfare janë te korruptuarit, po ju a “perkthej ne shqip” Ne shqiptarët të korruptuarit i quajmë: HAJDUTE, hajdutet qe vjedhin paratë e Popullit, paratë e taksapaguesve, Hajdute qe vjedhin parate qe sjell BE dhe Donacionet qe japin te huajt, Hajdute qe vjedhin paratë e ilaceve, qe vjedhin parate e pensionistëve, hajdutë që vjedhin paratë e inceneratorëve, që Vjedhin dhe vetem vjedhin, etj. Prandaj Populli i ndershem e i vuajtur e mbeshtet SPAK.-un që të shpëtojë nga HAJDUTËT Dhe nuk jane pak, jane miliona qe shpresojne se SPAK-u do të sjelle ndryshimin ne Shqiperi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu