Zgjedhjet në Amerikë/ “Votojmë për çështjet, jo për partitë”, votuesit në SHBA të lidhur drejtpërdrejt me kandidatët

0

SHBA-ja po përgatitet për zgjedhjet presidenciale. ABC News takoi me disa komunitete në Nevada dhe Ohio, të cilët tregojnë se janë të fokusuar tek cështje konkrete që i shqetësojnë, dhe nuk janë partizanë të partive. Biden dhe Trump po përballen për cështje si emigracioni, ekonomia, aborti dhe politika e jashtme. Ndjekim raportimin e gazetares Esiona Konomi.

Edhe pse sistemi politik në Amerikë është i bazuar në ndarjen klasike të liberalëve demokratë dhe konservatorëve republikanë,  fushata zgjedhore nuk është e ndërtuar mbi simpatinë për partitë, por për çështje konkrete.

Yvette William, Black Causuc: Gjithmonë fillon me çështjet. Njerëzit nuk votojnë për kandidatët, por për çështjen për të cilën kandidati do të mbrojë për qytetarin.

Pak kush mund të dijë se kush janë kryetarët e dy partive më të mëdha në vend.

Kush është kryetari? Këto zgjedhje janë të fokusuara më shumë tek kandidati, sesa tek partia si një e gjitha.

Jo, në fakt nuk e di…

Pra ju njihni vetëm kandidatët?

Po!

Ajo që bie në sy është komunitetet në Amerikë janë shumë të organizuar, dhe jo vetëm gjatë fushatave zgjedhore. Në rang vendi dhe në nivel shtetesh ata janë të bashkuar në unione sipas profesioneve, organizata me bazë etnike ose sipas përkatësive të tjera, fetare apo kulturore.

Bethany Khan/ Culinary Union: “Kjo ekonomi në SHBA, apo në Nevada, është e ndërtuar nga emigrantët. Ne nuk mund të jemi në rregull pa emigrantët, dhe këtë plan të Trump për emigraconin, nuk e duam. Ne nuk e meritojmë këtë.Nuk na duhen kjo”.

Abc News takoi disa prej liderëve të këtyre unioneve në Nevada dhe Ohio, dhe ata tregojnë se si tani, përpara zgjedhjeve janë mobilizuar për të përmirësuar jetën e të gjithë komuniteteve të tyre.

Në Las Vegas, vetëm 11% e votuesve janë me ngjyrë. Organizatat e tyre i kanë konkrete çështjet për të cilat kërkojnë zgjidhje.

Yvette William, Black Causuc: Disa nga çështjet që na shqetësojnë ne njerëzit me ngjyrë në Nevada janë: Punësimi, ndikimi i emigracionit nga kufiri jugor, na duhet akses në ushqim dhe strehim më cmim të përballueshëm. Duam akses në ujë të pastër po ashtu. Është e mahnitshme, sese njërëzit me ngjyrë janë të shqetësuar shumë edhe për çështjet mjedisore.

Komuniteti latin është i dyti për nga madhësia në këtë zonë, por ata janë edhe të zhgënjyer nga Biden, edhe të frikësuar nga Trump.

Mary Wagner, Make the Road Nevada: Nga Presidenti Biden ne kemi parë se ai premtoi shumë për të ndihmuar emigrantët kur u zgjodh për herë të parë. U zotua për një reformë emigracioni, por nuk u bënë hapa përpara, ndaj ne si komunitet latin jemi të zhgënjyer. Nga ana tjetër kemi Trump që flet për deportime masive, dhe ne jemi të shqetësuar, sepse komuniteti ynë përbëhet nga emigrantë ose familjet tona kanë persona pa dokumente.

Byron Brooks, është një veteran i cili deklarohet republikan dhe mbështet Trump, i cili vendos pikat mbi “i” për prioritetet e ish-ushtarakëve.

Byron Brooks, Nevada Veterans Alliance: Kujdesi shëndetësor është problem i madh i ushtarakëve kur kthehen nga shërbimi. Një sistem që të ndihmojë e të zgjidhë problemet që mund të kthehesh nga ato zona. Ne jemi shumë të sinqert. Është e mundur që në atë kohë të kemi gëlltitur kimikate të ndryshme. Duhet të kujdesemi për shëndetin e një veterani kur ai kthehet në popullsinë civile. Gjëja tjetër e rëndësishme është sistemi i punësimit pasi përfundon karrierën ushtarake.

Në Nevada ndodhet dhe Unioni i shërbimit të mikpritjes, i njohur si bashkimi i kulinarisë. Ata janë më së shumti emigrantë dhe nuk e fshehin kundërshtinë e tyre ndaj Donald Trump.

Bethany Khan,  Culinary Union: Ajo që Trump ofron nuk është zgjidhje. Kur unë flas me votues të republikanëve, i pyes: A ka Trump dhe miqtë e tij të pasur republikanë një plan për të ofruar ëmime më të ulta? Jo. Asnjë nga ata nuk mund ta japë këtë përgjigje. Nëse e vendosim ata në zyrë, ai nuk do t’i bëjë gjërat më mirë për ne.

Fermerët po hasin vështirësi ekonomike, për të cilën bëjnë përgjegjës administratën aktuale të Biden, por nga ana tjetër nuk përkrahin politikat kundër emigrantëve.

Jonathan Zucker/ Fermer

Kur flasim për çmimet, po, ky është një vit i vështirë. Unë tani mund të projektoj të humbas para, krahasuar me vitin e shkuar, në të cilin, po, unë bëra para.

Këto vende janë një burim i mirë i forcës punëtore. Por ata lejohen të qëndrojnë vetëm në sezone, dhe pastaj duhet të ikin. Ne kemi nevojë për punëtorë gjatë gjithë vitit.

Bill Collins, është kryetar i një bashki të vogël në Ohio të quajtur Marion. I zgjedhur si republikan, ai e deklaron hapur votën e tij pro Trump.

Unë nuk e kam problem të them: po!

Nuk është e njëjta gjë për një prej vartësve të tij në bashki.

Në SHBA është një opinion privat. Unë nuk e pyes gruan time se për kë do të votojë, dhe ajo nuk më pyet mua. Kjo është mënyra se si ne jemi rritur në këtë demokraci. Është një vendim personal.

Nëse flasim për Biden apo Trump, unë personalisht nuk preferoj asnjërin. Nuk jam i kënaqur me performancën e asnjërit.

Këto sidikata gjatë zgjedhjeve angazhohen që votuesit të regjiatrohen, të dalin të votojnë dhe vota e tyre të mbrohet.

Ky është një proces i pavarur nga skuadrat zyrtare të vetë kandidatëve.

Pavarësisht se kë mbështesin tani, unionet zotohen që pas 5 nëntorit do të jenë vetëm mbështetës të komuniteteve të tyre dhe do të vijojnë luftën për kushte më të mira për njëri-tjetrin.

Për ABC NEWS, Esiona Konomi, SHBA

Këto raportime u realizuan me ndihmën e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe Qendrës për Shtypin e Huaj në Departamentin e Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu