Duhet të ikë Rama, jo shqiptarët! Po e kthen Shqipërinë në Vilajet

0

Nënkryetari i Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj deklaroi se PD sot është më e bashkuar se kurrë, pasi ka tejkaluar krizat e saj.

Gjatë fjalës së tij para demokratëve në Dibër, Gjekmarkaj tha se nga Shqipëria duhet të ikë Edi Rama dhe të rrinë shqiptarët.

“Vijmë pas një ngjarje të madhe që ka ndodhur në Tiranë dhe në mbarë Shqipërinë, pasi opozita ishte në konfuzion, më e rrezikuar se kurrë. Nuk ka pasur kaq shumë armiq se këtë herë. Por PD ia ka dalë të emancipojë vetveten duke tejkaluar krizën. Themeluesi i saj është i burgosur. Ne jemi partia e lirisë, pasi liria është cunguar. Tregu është zaptuar nga 4 vetë. Ne jemi partia e NATO-s dhe lëvizjes së lirë, por sot vendi është shkretuar. Rruga për të ardhur këtu e sheh se sa keq është situata, siç është Rruga e Arbrit. Prej 12 vitesh Shqipëria po humbet institucionet e veta dhe po kthehet në Vilajet. PD po rritet sepse ajo është e rrethuar nga dashuria juaj, ushqehet nga mbështetja dhe shpresa. Jam i sigurt se në betejat që po afrojnë, përsëri do të marrim lajmin e fitores nga Dibra. Duhet të ikë Edi Rama dhe të rrinë shqiptarët.”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu