Yuri Kim i ngërdhuzet Edi Ramës, mos e fyej Jorida Tabakun

0

Ambasadorja amerikane Yuri Kim dje ka kritikuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama në Kuvend. Gjatë përplasjeve mes tij dhe kreut demokrat Lulzim Basha, debati ka degraduar pasi kryeministri nisi të sulmonte deputetet e opozitës. Për këtë situatë ka reaguar ambasadorja amerikane, e cila me anë të një statusi në rrjetin e saj zyrtar Tëitter, u shpreh se gjuha e dhunshme dhe degraduese ndaj grave, e transmetuar në Parlament është e papranueshme. Sipas Kim, udhëheqësit duhet të jenë me të ndërgjegjshëm në shembullin që japin. “Duket e nevojshme të themi sot atë që kemi planifikuar për 25 nëntor (duke filluar 16 ditët vjetore të aktivizimit kundër dhunës gjinore): Gjuha e dhunshme, degraduese ndaj grave, veçanërisht e transmetuar në televizion nga Parlamenti, është e papranueshme. Udhëheqësit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për shembullin që ata japin”, shkroi ajo.

Ja debatet mes palëve:

Kryeministri gjatë debatit me Bashën iu drejtua me ironi duke e quajtur balonë tabake. Kjo deklaratë e kryeministrit ka sjellë revoltim nga ana e opozitës pasi me këtë epitet ai ofendoi deputeten e PD, Jorida Tabakun. Rama e mohoi diçka të tillë duke u shprehur se nuk ka asnjë gabim etik, por kreu demokrat i acaruar u shpreh se Rama duhet të kërkonte ndjesë për ofendimin ndaj Tabakut. “Meqë u qani hallin bujqve e përmendni Serbinë e këto. Hajde more Lulzim hajde thuaje tani sa e ka Serbia e Maqedonia, hajde si balonë tabake. Ç’a ka, ç’a ka, balonë tabake është më e mira se ka dhe balonë tauke, nuk kam lidhje me mbiemrat unë, e keni stil ju këtë dhe mos më ndërprisni. Asnjë problem etik s’ka këtu…balonat janë objekte me të cilat kemi luajtur kur kemi qenë të vegjël, ka pasur edhe tauke dhe tabake. Balona tabake ishte më e mira. Hajde Lulzim hajde e nis këtu me gramafonin tënd”, u shpreh Rama. Nga ana tjetër vetë deputetja Jorida Tabaku u shpreh se fyerja dhe ofendimet e Ramës nuk e intimidojnë teksa shtoi se e ka për nder mbiemrin e saj. Sipas saj, kryeministri di vetëm të justifikohet se po i del gjërave për zot, siç ka bërë me koncesionet, inceneratorët dhe çdo zullum tjetër teksa shtoi se diskutimi i radhës me kryeministrin do të bëhet tek komisioni i inceneratorëve ku ai është thirrur për të dëshmuar. “Properëndimori me gjuhë mizogjeni që argument të vetëm ka vetëm fyerjen dhe vendosjen e një personi në tagër se mendon se do më intimidojë mua për ato që them. Unë e kam nder që e kam mbiemrin Tabaku, një nga familjet themeluese të këtij qyteti. Nuk e njohe kurrë historinë e Tiranës, sepse Tiranën e konsiderove vetëm truall ndërtimi. E dini se kush është historia më kriminale e të gjitha koncesioneve? Sa herë që ka diçka, ky (Rama), i del për zot. Kështu i doli për zot edhe kur bëmë interpelancën për inceneratorët. Kështu po i del edhe rrugës së Kombit, kështu i del, çdo zullumi. Ndërkohë që diskutimin tjetër me mua do e kesh tek Komisioni Hetimor i Inceneratorëve kur të vish të japësh aty përgjigje”, tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu