22.5 C
Tirana
E hënë, 6 Maj 2024
BallinaAktualitetVV-ja ngushëllohet me statuse

VV-ja ngushëllohet me statuse

Date:

Related stories

spot_img
Shkruan Arta Avdiu
Albin Kurti u zmbraps. Kompromisi i tij i mbrëmshëm në Bruksel ka lënduar rëndë dinjitetin dhe krenarinë e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvrndosje dhe analistëve pro-pushtetit. Normalisht, në një grup politik ku kompromisi demonizohet, marrëveshja e djeshme përjetohet si turpërim. Atmosfera e ftohtë morti ka pushtuar selinë e partisë dhe profilet e tyre. Për t’ua përkeqësuar disponimin, po kujdesen partitë “regjimit të vjetër”, dhe analistët opozitarë, të cilët me “gëzimin” e tyre po hedhin kripë me grushta në plagën e hapur të njeriut me dinjitet.

Në postimet e deputetes së Vetëvendosjes, Arjeta Fejza, analistëve Shkëlzen Gashi dhe Xhevdet Pozhari vërhehet më së miri pikëllimi i Vetëvendosjes nga disfata e Brukselit.

Statusi nr.1: Arjeta Fejza

Ata e shohin asociacionin si thelb të normalizimit kurse ne e shohim njohjen si thelb të normalizmit” – shkroi zonja Fejza sot në Facebook.

Komenti jem:

Deputetja Fejza ka zgjedhur të arratiset nga gjendja aktuale nëpërmjet një postimi ngushëllues. Ajo e shprehu mërzinë me marrëveshjen e kompromisit, duke e cituar Kurtin, cili theksoi se Asociacioni nuk është thelb i normalizimit. Ajo duket se shpreson (ndoshta edhe uron) që së paku Kurti nuk do ta nënshkruaj Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Por, deputetja më idealiste e LV është më korrekte se sa bashkëpartiaku i saj, zëdhënësi i partisë, Arlind Manxhuka. Për dallim nga Manxhuka, ajo nuk tentoi ta shes si sukses marrëveshjen për targa. Ajo nuk shkroi ca fjalë bajate si Manxhuka, i cilo shkroi çuditshëm se “kush qëndron fiton!”. Kosova nuk fitoi asgjë me qëndrimin e Albin Kurit, të njëjtën marrëveshje e kishte bërë edhe sikur ta nënshkruante me herët. Edhe përkundër korrektësisë së saj, ajo nuk mori shumë pelqime.

Statusi nr.2: Shkelzen Gashi

“ky paska lëshu pe, po s’po e kuptoj pse ju të regjimit të vjetër qenkeni gëzu…”, shkruan Shkëlzen Gashi i çuditur me opozitën.

Komenti jem:

Edhe në postimin e Shkëlzen Gashit vërhet zhgënjimi për kompromisin. Por ajo çfarë më bën përshtypje është se Shkëlzen Gashi, sa herë që mendon se Qeveria arrin ndonjë sukses, ai e personalizon atë dhe e lidhë direkt me emrin e përveçëm të Albin Kurtit. Kësaj here qenka treguar konsistent dhe nuk qenka mashtruar nga fakti që Albin Kurti e ka ngarkuar Besnik Bislimin për të bërë lëshimin e perit. Pra ai po e thotë që prapa këtij kompromisi qëndron Albin Kurti e jo zëvendësi i tij.

Por, kur e pa se Rroni Gjinovci nuk mori shumë pelqime kur e kritikoi Kurtin për dështimin, Xeni e ktheu akuzën për qeveritë e kaluara si “regjim i vjetër”. Shkelzen Gashi duhet ta kuptojë, nuk e di nëse e din ose jo, se tërmi regjim nuk nënkupton dicka të keqe në vetëvete. Kuptimi i fjalës regjim ipas fjalorit të gjuhës shqipe, siç mund ta lexoni këtu më poshtë.

 regjím,-i emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; -e(t) 1. sistemi a mënyra e qeverisjes së një vendi: regjim socialist (demokratik, borgjez, kapitalist); regjimi i kursimit (ek.). 2. rregulla të caktuara që i ndjek njeriu në jetën e përditshme: regjimi i ushqimit (i gjumit, i punës); regjim ditor (javor); regjim shtrati (mjek.) të ndenjurit e një të sëmuri shtrirë në shtrat derisa të shërohet. 3. term special ose në disa fusha; rregullat e punës ose mënyra e funksionimit të diçkaje: regjimi teknologjik; regjimi i zjarrit (usht.); regjimi i ujitjes (bujq.). 4. term në gjeografi; term në bujqësi; rregullsia sipas së cilës ndodh a zhvillohet një dukuri meteorologjike: regjimi i reshjeve (i tokës, i atmosferës); regjimi i lumit ndryshimi i sasisë së ujit të lumit gjatë stinëve.

Statusi nr.3: Xhevdet Pozhari

Prej diskursit “don me na prish me Amerikën”, kaluan tek “s’pati qare pa e nënshkru marrëveshjen“, shkroi në hyrjen e postimit të tij analisti Xhevdet Pozhari.

Komenti jem:

Edhe Xhevdet Pozhari e kaloi dhimbjen e tij për marrëveshjen duke sulmuar opozitën. Duket se është një mekanizëm mbrojtës e ngushëllues ndaj “goditjes” së kompromisit. Pozhari i kritikoi kritikuesit e Kurtit, që po ia përmendin zmbrapsjen. Ai ndër tjera u ngushëllua me atë se përkundër disfatës së parë lideri i tij i preferuar do të qëndrojë gjatë në pushtet.

Postimi i tij u prit mirë si gjithëherë. Mbeshtetja e pakushtëzuarar ndaj Kurtit po i shpërblehet, së paku me pëlqime. Në këtë postim ka marrë 2 mijë e 300 pelqime.

Statusi nr.4: Boiken Abazi

Protesta, ndoshta!” – është mesazhi i z.Abazit, anëtarit të Kryesisë së VV-së.

Komenti jem:

Aspak nuk me befasoj gatishëmëria e Boiken Abazit të protestojë kundër gjithë botës për t’i mbrojtur bindjet e tija revolucionare. E befasuar nuk mbeta as nga gatishmëria e tij për të mobilizuar autobusët nga Tirana, ndonëse me më mirë do t’i binte t’i mobilizonte taksistët nga Shkupi për gjëra të tilla. Besoj me mua pajtohet bashkëpartiakja e tij Fatmire Mulhaxha Kollcaku.

Pakuptimësia qëndron edhe tek fakti se postimin e Boiken Abazit për protesta pro Albin Kurtit e kundër ndërkombëtarëve e kishin pëlqyer një deputet i VV-së, asamblistë të VV-së, zyrtarë të Qeverisë, ambasadori Martin Berishaj, axha i Glauk Konjufces, Rabit Konjufca, që është këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, një zëvendësministër i Mbrojtjes (Shemsi Syla), e shumë aktiviste të VV-se nga Kosova e diaspora. Nejse, as kjo nuk është befasi, sepse të gjithë kanë ëndrra të tilla revolucionare.

admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu