Oja prezanton projektin e ri për parkun në mbledhjen e këshillit të lagjes. Oja emocionohet teksa flet përballë Serhanit dhe shkon të qetësohet. Serhan gjen rastin për të biseduar me Ojan dhe e pyet nëse është vërtet e lidhur me Edipin. Oja i thotë se nuk ka arsye për ta gënjyer. Serhan nuk e beson dhe i thotë se do ta zbulojë të vërtetën. Oja largohet nga mbledhja pasi e telefonojnë nga klinika. Merve përgatit një dhuratë për Arzun. Merve dhe Pelin shtiren sikur i ofrojnë mbështetje Arzus.
Nilaj bën sikur është sëmurë por sapo Arzu largohet e ndjek për në gjyq. Burxhu kërkon të shkojë në gjyqin e divorcit me Mehmetin por ai nuk pranon. Arzu dhe Mehmet ndahen në gjykatë. Nilaj shpërthen në të qara dhe i thotë të atit se nuk do t’ja shohë më fytyrën. Merve shkon në klinikën e Ojas dhe e fton për darkë së bashku me Edipin. Oja nuk pranon. Merve kërkon numrin e Edipit.