Edip telefonon Ojan dhe e fton për kafe por ajo është shumë e zënë me punën. Serhan stresohet pasi i dalin sërish probleme në punë. Serhan është ortak në kompani me vëllain e Merves Rizain. Serhan i kërkon Rizait mos t’i tregojë Merves për problemet në kompani. Serhan pëson një atak në zemër dhe për pak sa nuk përplaset me një kamion. Ai e ndalon makinën në rrugën ku Oja bën vrapin. Oja i vjen në ndihmë Serhanit.
Ai e falenderon dhe largohet. Serhan shkon në shtëpi dhe shqetësohet kur mendon se mund të humbasë gjithçka. Merve i tregon Serhanit se do festojnë ditëlindjen e Arzus me një festë në pishinë. Serhan kalon kohë me vajzën e tij për të hequr mendjen nga puna. Oja kujton momentin kur i shpëtoi jetën Serhanit. Burxhu shkon në takim me Mehmetin. Burxhu i kërkon me ngulm Mehmetit që të ndahet nga Arzu por ai i kërkon të presë. Burxhu i thotë se Arzu e ka kuptuar por nuk do që të ndahet nga ai. Mehmet i tregon se Arzu nuk është një grua e tillë dhe nëse do e merrte vesh do ishte bërë gjëma. Arzu shkon në të njëjtin resort dhe kërkon të dijë nëse Mehmet ka qenë më parë. Recepsionisti nuk i jep informacion Arzus. Arzu dëgjon zërin e Mehmetit por nuk arrin ta shohë atë. Ajo largohet pasi e bija e merr në telefon. Pelin mëson se Tajlan ka kërkuar për Ojan në internet. Tajlan kalon para shtëpisë së Ojas dhe i kujtohet koha kur për të bëri një tatuazh dhe i dhuroi një varëse. Tajlan i bie ziles së shtëpisë së Ojas por largohet sapo sheh Pelinin duke ardhur. Pelin i bërtet Tajlanit. Ajo shkon në shtëpinë e Ojas dhe i kërkon t’i japë një varëse për ta vendosur në festë. Pelin kontrollon në sendet e Ojas për të gjetur varësen që i ka dhuruar Tajlani vite më parë por nuk e gjen atë. Pelin shkon në shtëpinë e Merves dhe i tregon që kontrolloi në sendet e Ojas por nuk e gjeti varësen. Merves i vjen në mendje një ide djallëzore. Oja takohet sërish me Serhanin. Ajo i këshillon të vizitojë një psikiatër. Serhan dhe Oja kanë një tërheqje ndaj njëri-tjetrit./revistawho.com