Veting në politikë, Rama do të detyrohet ta pranojë

0

Në konferencën e sotme teksa po komenton progres-raportin e KE për Shqipërinë, Kryeministri Edi Rama  është pyetur për propozimet e Partisë Demokratike për ndryshimin e Kushtetutës.

Kreu i qeverisë nuk ka preferur ti komentojë propozimet e PD-së në Konferencën e sotme. pasi sipas tij nuk është etike.

Gjatë konferencës së përbashkët me ambasadorin e BE, Luigi Soreca, për progres-raportin, kreu i qeverisë tha se propozimet do të diskutohen në mënyrë serioze dhe në fund do të jepet një përgjigje zyrtare.

Nuk është besoj unë etike që t’i komentoj këtu propozime duke pasur parasysh që ne kemi dhënë disponim total për t’i diskutuar në mënyrë serioze në procesin e dialogut që sipas meje duhet të ushqehet në vullnet të mirë mes palëve. Më ndjeni që nuk do të japë opinione, derisa të ushqehet ky dialog. Do të kemi vullnet të mirë që të dëgjojmë dhe të kemi mundësinë që të dëgjohemi.

Unë dëshiroj që ne t’i japim një shans të plotë dialogut, opozita ka bërë tre propozime, por mund të bëjë dhe më shumë. Ne kemi detyrën që t’i japim mundësi këtyre propozimeve që të diskutohen dhe të mos japim opinione përfundimtare. Jemi gati, por t’i diskutojmë drejtpërdrejtë me ta”, tha Kryeministri./Opinion.a

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu