Brukseli: Duhen arrestime në radhët e pushtetarëve në Shqipëri, zbulohet kërkesa e fortë për SPAK

0

Drejtësia dhe organet e reja që dolën nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 janë në qendër të progres raportit që u prezantua sot nga Komisioni Europian për Shqipërinë.

KE kërkon nga institucionet e reja, SPAK dhe Gjykata e Posaçme që të kapin dhe dënojnë zyrtarët e lartë të shtetit, pasi dënimet për këtë kategori janë ende të kufizuara duke nxitur një kulturë mosndëshkimi.

“Shqipëria ka bërë përpjekje të mëtejshme për të krijuar një histori solide në lufetën kundër korreupsionit, edhe pse mbetet një objektiv që kërkon vullnet politik dhe veprime të mëtejshme të strukturuara dhe të qëndrueshme. Dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten ende të kufizuara, duke nxitur një kulturë mosndëshkimi brenda niveleve më të larta të shtetit. Strukturat e specializuara kundër antikorreupsionit (SPAK dhe gjykata kundër korreupsionit dhe kirimit të organizuar) duhet të forcojnë ndjeshëm kapacitetin e përgjithshëm të vendit për të hetuar dhe ndjekur penalisht korreupsionin.

Në përgjithësi, korreupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe mbetet një çështje shqetësuese serioze”, theksohet në raport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu