“U shokova”, Ragni tregon si iu kthyen fansat kundër pas rolit në “Bixhoz me dashurinë”

0

Additi Gupta është një nga aktoret më të famshme në Indi pavarësisht së në ekranin shqiptar po e ndiqni për herë të parë në rolin e Ragnit në serialin “Bixhoz me dashurinë”. Në një intervistë së fundmi Ragni ka folur për marrëdhënien që ka me Anikën dhe Shivain në jetën reale dhe gjithashtu për fansat që iu kthyen kundër pas këtij roli. “Ishte shumë qejf kur xhirova për Bixhoz me dashurinë.

Më dhanë rolin e një të çmendure dhe e pranova. Ishte qejf sepse bëja gjëra të çuditshme si për shembull i gjuaja vetes. Shivai dhe Anika ishin shumë të dashur. Ata më bënë të ndihem shumë mirë. Anikën e njihja sepse jemi takuar në disa festa dhe kemi shoqëri të njëjtë. U shokova kur njerëzit filluan të më shkruanin komente me urrejtje. Më shkruanin komente negative gjithandej. Njerëzit duhet ta kuptojnë që unë thjesht luaj një rol por më pas mësova si t’i injoroj”-është shprehur Additi Gupta./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu