‘Tia’ shtatzënë për herë të parë, ja si duket aktorja me barkun e rrumbullakosur

0

Aktorja indiane e bërë tashmë e njohur me rolin e Tias në serialin “Bixhoz me dashurinë”, Navina Bole është shtatzënë për herë të parë. Lajmin e ka dhënë vetë aktorja me foton e fundit të postuar në Instagram ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Aktorja 35-vjeçare shkruan se është shumë e lumtur dhe e bekuar. Navina nuk e ka bërë ende të ditur gjininë e fëmijës dhe as sa muajshe shtatzënë është megjithatë lajmi se është në pritje të ëmbël i ka gëzuar shumë fansat e saj. Navina është e martuar me Karan Jeet. Ata mbajtën ceremoninë e dasmës në mars të vitit 2017. Aktorja ka një karrierë të gjatë në kinematografi por roli i saj më i spikatur është ai i Tias në serialin “Bixhoz me dashurinë”./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu