Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Ti
I bredhje ti, rrugicave që përdredhen
Ti që i dhe shpresës, strehim n’gabim
Ti për çfarë premtove gënjeve vehten
Mashtrimi e pikëllimi vënë në një gatim.
Gafa e shtruar skllavëron të vërtetën
Ke zgjedh interesin maniak t’shthurur
Ti zhab e veshur n’kalkulime mendore
N’mbushamendje, sajesen ç’e teprove.
Atje ku ke shtrirë mbretërinë arrogante
Endesh mbi të, me kurorën të pa fituar
Mendja e llastuar, fluturon e prek qiellin
Unë forcën kam për dore, eci n’dystinë.