Studentët e Mjekësisë mblidhen para Kuvendit: Po na merret peng diploma!

0

Studentët e Mjekësisë janë mbledhur para Kuvendit, duke protestuar kundër ligjit që u bllokon atyre diplomat. Në Kuvend po diskutohet mbi këtë ligj, ndërsa studentët e cilësojnë të padrejtë. Qeveri e firmoi dje aktin, si një manovër për të bllokuar largimin e mjekëve jashtë vendit.

Unë nuk dua të largohem por nuk dua që punësimi im të jetë i detyruar aty ku do shteti. Po na merret peng Diploma. S’mund të jemi peng i shtetit dhe të duhet të shkojmë atje ku na caktojnë. Kjo do të thotë që kthehemi pas në kohë dhe nuk jemi më në demokraci”, tha një studente.

Studentët kërkojnë tërheqjen e pr/ligjit ose paralajmërojnë bojkot.

Nëse shohim që ky pr/ligj do të bëhet ligj për 15 ditë jemi gati të shkojmë drejt bojkotit të vitit të ardhshëm. Nuk mund të jem dakord për pengmarrjen. Po shkojmë para kuvendit pasi ata po marrin vendime pa na pyetur ne. Nuk pr/ligj nuk është diskutuar me ne”, tha një tjetër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu