Skandal/ 8 muaj burg kryefamiljarit, vetëm se riparon banesën

0

Sami Ozuni është dënuar me 8 muaj burg nën akuzën për ndërtim të paligjshëm, kjo ishte e papritur për familjen Onuzi të cilët thonë se kishin vepruar me përpikmëri sipas ligjit. Kryefamiljari Sami Ozuni e gjeti veten në gjyq menjëherë për ndërtimin e shtëpisë që sipas familjarëve do i zinte poshtë bashkë me fëmijët nëse nuk do fillonte shpejt riparimin e saj.

Akuza për shkelje të ligjit ishte e papritur për një ndërtim për të cilin ishte proceduar sipas rregullave, por asnjë procesverbal nuk u mbajt për konstatimin e veprës penale. Një familje në kushte të vështira ekonomike, pa asnjë përkrahje përveç dënimit me burg po detyrohet të paguajë edhe për shpenzimet e gjyqit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu