Shqiptarët nuk mund të jenë skllevër të regjimit të Edi Ramës që u grabit të ardhmen

0

Shkruan Besa Manaj

Prej më shumë se një dekade, vendi ynë është mbytur në korrupsion, krim të organizuar dhe një ekonomi të degraduar.  Pensionistët jetojnë me thërrime, të rinjtë ikin çdo ditë dhe shqiptarët mbajnë mbi supe çmimet më të larta në Ballkan, të paguar me rrogat më të ulëta.

Pasuritë tona kombëtare, që duhej të ishin themeli i mirëqenies sonë, janë shitur me pazare të pista, në errësirën e korridoreve të pushtetit.

Ndërsa krimi lulëzon dhe drejtësia hesht, në sytë e botës jemi kthyer në një vend që prodhon vetëm lajme për afera, trafiqe dhe arrogancë shtetërore.
Nga një komb me histori krenare, jemi katandisur në një model dështimi që eksportohet në çdo raport ndërkombëtar.

Por Shqipëria nuk e meriton këtë fat, dhe shqiptarët nuk mund të jenë skllevër të një regjimi që u grabit të ardhmen!

Koha thërret për një kthesë të madhe!
Të çlirojmë ekonominë, të mbrojmë pasuritë tona, të nderojmë pensionistët dhe të rikthejmë dinjitetin e Shqipërisë në botë!

Voto Partinë Demokratike — për një shtet që punon për qytetarët, jo për bandat.
Për një Shqipëri që ngrihet, jo që përkulet.
Për një të ardhme që premton dhe një rini të vendosur!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu