Shqiptarët e amerikës protestojnë kundër Edi Ramës, mediat e paguara nga Mafia në Tiranë në terr informativ

0

Diaspora shqiptare në ShBA ka pritur me protesta masive takimin e kryeministrit Edi Rama në Nju Jork me patronazhistët. Qindra shqiptaro-amerikanë janë derdhur në rrugën ku Rama ka njoftuar takimin.

Por një skandal i vërtetë ka ndodhur me të gjitha televizionet me liçensë kombëtare në Shqipëri të cilat janë vënë nën sqetullën e Ramës, ku asnjë prej tyre nuk ka transmetuar apo përcejellë këtë ngjarje me interes kombëtar për shqiptarët.

Nga një vëzhgim i thjeshtë në faqet e tyre online dallon se hapsirën kryesore e zënë lajmet e tjera dhe asnjë lajm i vetëm nuk pasqyron protestën e diasporës shqiptare në ShBA dhe skandali vijon kur fillon takimi i Ramës, duke e pasqyruar atë në kohë reale.

Pyetja që shtrohet në këtë rast është, a e meritojnë këto media licensën kombëtare që kanë, me detyrën e thjeshtë të transmetojnë të gjitha ngjarjet me interes për shqiptarët, apo këto licenca janë private dhe këto televizione kombëtare, transmetojnë vetëm aktivitetet e Edi Ramës, duke kaluar në censurë apo vetëcensurë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu