Shpërthime në Mitrovicë

0

Nuk ka qetësi në veriun e Kosovës. Dy shpërthime të reja tronditën Mitrovicën e Veriut mbrëmjen e së martës. Sipas policisë, shpërthimet dyshohet të jenë shkaktuar nga hedhja e bombave trullosëse, në Lagjen e Boshnjakëve dhe Tre Rrokaqiejt.

Nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. Që nga fillimi i dhjetorit, në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë regjistruar disa incidente me armë zjarri, granata dore dhe bomba trullosëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu