“SHBA dhe BE nxorën “lakuriq” një mashtrues”/ Sula: Basha-Rama janë një! I vetëshpalluri “kryetar” gënjen

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka reaguar pasi ambasada e SHBA dhe delegacioni i BE hodhën poshtë deklaratat e Lulzim Bashës në lidhje me ndërhyrjen e tyre për dakordësinë mes PD dhe PS, për Reformën Zgjedhore.

Ndërsa e ka cilësuar Bashës si “një mashtrues të paskrupullt”, Sula shprehet se qëndrimet e SHBA dhe BE, vërtetës zbuluan “lakuriq”, pazarin e dy personave që nuk duan zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të ndershme.

Ndër të tjera ai shprehet se “i vetëshpalluri “kryetar” merr guximin dhe gënjen publikun duke përdorur ambasadorët e nderuar të partnerëve strategjik”.

Reforma Zgjedhore është bllokuar prej një viti nga pazari Basha-Rama.

Sot u shua çdo dyshim edhe për më skeptikun se që nuk mendon se Basha-Rama tashmë janë një.

Falenderoj Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ambasadën Bashkimit Evropian dhe OSBE që me qëndrimin e tyre parimorë dhe në anën e të vërtetës zbuluan “lakuriq”, pazarin e dy personave që nuk duan zgjedhjet e lira, të barabarta dhe të ndershme por duan të mbajnë peng një popull për interesat e veta meskine ekonomike.

Reagimet e Ambasadës së SHBA, BE dhe OSBE e nxorën siç është; një mashtrues të paskrupull të vetëshpallurin “kryetar” i cili merr guximin dhe gënjen publikun duke përdorur ambasadorët e nderuar të partnerëve strategjik.

Më poshtë gjeni reagimet e plota:

SHBA “Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim.”

BE: Në përgjigje të raportimeve që qarkullojnë në media, dëshirojmë të sqarojmë se ndërkohë që BE-ja nuk është e përfshirë në asnjë ndërmjetësim, qëndrimi ynë mbetet i njëjtë: vazhdojmë të theksojmë nevojën për të ndjekur rekomandimet e OSBE/ODIHR. Siç e kemi thënë edhe më parë, përfshirë edhe Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, reforma zgjedhore kërkon dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës të të gjitha palëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu