Sema akuzon Arzun për vrasjen e Rëzait, ja ç’do ndodhë sot në Xhenet

0

Xhenet shkon për një intervistë pune. Ajo nuk i pëlqen kushtet e punës por detyrohet të pranojë pasi në shtëpi janë ngushtë me gjendjen ekonomike. Arzu vendos ta marrë Xhenetin sërish në punë. Melisa bëhet xheloze kur mëson këtë vendim të Arzus. Kaja i thotë Arzus se Xhihan do e lëndojë atë ose Xhenetin. Kaja i tregon matësin e kohës. Arzu nuk e beson Kajan dhe largohet. Sema i tregon Mahirit foton e Halilit dhe i thotë se ky ishte personi që kërkonte para pas vdekjes së Rëzait. Mahir habitet dhe i thotë se Halil është njeriu i Kajas. Sema dyshon se Xhengiz ka bashkëpunuar me Arzun për të vrarë Kajan. Arzu shkon të takojë Xhenetin por Mukadez e përzë. Arzu shprehet e penduar që nuk i kaluar vitet pranë Xhenetit.

Mukadez e fton Arzun brenda dhe e kritikon që nuk e shpëtoi Xhenetin ditën e aksidentit. Arzu i betohet se do e shpëtonte dhe i lutet ta besojë se do i dalë për zot vajzës së saj. Xhenet mëson se pronari në punën e re bën mashtrime. Ajo vendos të largohet nga puna. Arzu takon Xhenetin rrugës dhe i kërkon të bisedojnë. Xhenet nuk pranon por Arzu i thotë se do e ndjekë nga pas. Xhenet detyrohet të hipë në makinë me Arzun. Selim afrohet me Melisën dhe e fton të punojnë bashkë në darkë. Melisa habitet nga ndryshimi i papritur i Selimit. Arzu i ofron Xhenetit një punë të re. Xhenet gëzohet kur mëson se do punojë me fëmijët dhe pranon ndihmën e Arzus. Xhihan sheh fotot e Arzus dhe Xhenetit dhe bën planin e tij kundra Kajas. Mahir pyet Arzun për Halilin.Sema nuk duron dot dhe ndërhyn duke i kërkuar llogari Arzus. Ajo akuzon Arzun se ka vrarë Rëzain së bashku me Xhengizin. Arzu e mohon dhe thotë se Rëzait nuk do i bënte kurrë keq./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu