Salma Hayek më e bukur se kurrë, flet për marrëdhënien me bashkëshortin

0

Salma Hayek është konsideruar femra më e bukur në botë dhe së fundmi i ka bërë të gjithë të flasin për të. Ajo u shfaq në kopertinën e ‘Town & Contry’, ku rrëfeu detaje shumë interesante për jetën private.

Salma ka folur për herë të parë për bashkëshortin e saj duke rrëfyer se ai e bën të lumtur dhe është i vetmi person me të cilin nuk ndihet e kufizuar dhe mund të jetë vetja. Ndërsa për detajet në lidhje me historinë e dashurisë nuk tregoi asgjë. “Nuk dua t’i ndaj me njerëzit gjërat private sepse më duket sikur i ndyej duke i bërë publike”,-u shpreh aktorja.

Ndërsa për faktin që u bë nënë për herë të parë në moshën 41-vjeçare ajo tregoi se ka avantazhet e veta, pasi është shumë më e pjekur, por lodhet dhe këtë e pranon hapur. Salma është aktorja më e njohur me origjinë mekiskane në ‘Hollywood’. Ajo është ikonë e kinematografisë dhe renditet ndër më të paguarat. / revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu