Arzu vendos të vrasë Xhihanin, Melisa përplas dikë me makinë, ja ç’do ndodhë sot

0

Doktorët hasin probleme gjatë operimit të Arzus. Xhihan planifikon ta bëjë të tijën Arzun. Xhenet i tregon Melisës që Arzu i shpëtoi jetën. Melisa fajëson Xhenetin që Arzu është duke vdekur. Mahir zihet me Kajan dhe mendon se ai ka qëlluar Arzun. Xhenet i tregon se nuk ishte Kaja që qëlloi. Melisa kalon në krizë nervore ndërsa Selim e qetëson. Mahir denoncon Kajan. Kaja futet në paraburgim. Xhenet e zë gjumi pranë Arzus.

Arzu gëzohet kur e sheh. Melisa bëhet xheloze. Ajo gjen mbështetje tek Selim. Arzu del nga spitali dhe e çojnë në shtëpi. Xhenet dhe Melisa kujdesen për të. Sema kërkon të dijë kush e qëlloi Arzun. Arzu i thotë se nuk e pa personin që qëlloi. Kaja del nga burgu. Arzu i kërkon Xhenetit të mos shohin më të shkuarën por të kalojnë çdo ditë të së ardhmes bashkë. Melisa i përgjon. Arzu pyet Xhenetin nëse i thirri nënë kur ajo u qëllua. Melisa bëhet xheloze kur i sheh të lumtura pranë njëra-tjetrës. Ajo i thotë Arzus se nëse do e kishte kaq merak që Xhenet t’i thërriste nënë nuk do ta braktiste. Xhenet i thotë Melisës se nuk do e lejojë më ta lëndojë dhe ja bën të qartë që Arzu është edhe nëna e saj. Melisa e quan Xhenetin budallaqe dhe i thotë se Selimi nuk e duroi dot. Xhenet i gjuan në shpullë Melisës. Ajo i tregon se Selim luajti me të për t’ja nxjerrë fytyrën e vërtet. Melisa tronditet dhe e përjeton shumë keq. Arzu i thotë Melisës të mbledhë mendtë ndryshe do e pësojë keq. Melisa mendon se Arzu po e mohon si vajzën e saj sepse tani ka Xhenetin. Melisa i thotë Arzus se e urren. Nilgyn i thotë Selimit të largojë Pënarin pasi dyshon se Kaja e ka infiltruar në shtëpinë e tyre. Melisa shkon të takojë Selimin dhe tronditet kur kupton se Xhenet i tha të vërtetën. Selim i thotë Melisës se për të ajo është thjesht shoqe dhe nuk mund ta dojë kurrë. Nilgyn i thotë Melisës të qëndrojë larg Selimit. Melisa largohet dhe i jep makinës në gjendje të rënduar psikologjike. Ajo përplas një person që po kalon rrugën dhe tronditet. Arzu shkon në shtëpinë e Xhihanit dhe i drejton armën. Xhihan i thotë se shënjestra e tij ishte Kaja. Arzu nuk e beson. Xhihan i thotë se nuk do t’i bënte kurrë keq asaj./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu